CIVIL – Qendra për Liri ka arritur deri te fotografitë ekskluzive nga sulmi i përgjakshëm në Kuvend dhe tentimi për vrasje të deputetëve nga radhët e shumicës së re parlamentare, më 27 prill. Në fotografitë duket grupi i sulmuesve të deputetit Ziadin Sela.
Sipas burimeve të besueshme, një person i cili gjendet në këto fotografi, ende nuk është i identifikuar. Ekziston ngjashmëri e madhe mes këtij personi dhe personit në fotografinë e fundit.
CIVIL e shfrytëzon këtë rast t’u bëjë thirrje institucioneve që t’i kryejnë detyrat e tyre ligjore dhe t’i arrestojnë vepruesit, organizatorët dhe porositësit e këtij akti terrorist.