Ekipi i CIVIL – Qendrës për Liri, të mërkurën e vizitoi Velesin. Mes aktiviteteve tjera nga projektet “ Shoqëria pa kufij” dhe “Objektivi qytetar” në Veles, në anketën e CIVIL Media, qytetarët u përgjigjën nëmpyetjet për drejtësinë sociale, për të drejtat e punëtorëve dhe për ekologjinë. Numri më i madh i të anketuarve janë të pakënaqur nga gjendjet me të drejtat sociale në vend.
“Unë nuk e dinë nëse ekziston fare drejtësi sociale në këtë shtet!”, “Drejtësia sociale është të kemi të gjithë për jetë normale – njerëzore!”, “Pushteti i shkel të drejtat e punëtorëve!” janë pjesë nga përgjigjet e qytetarëve të Velesit.
Anketa është pjesë e projektit “Shoqëria pa Kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për liri e zbaton me mbështetje të Fondacionit gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për Kartën Qytetare, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive në proceset e vendimmarrjes.