CIVIL Media në Manastir bisedoi me Nikolla Sllavevski nga partia E Majta, si një nga numri i madh i intervistave në përbërje të aktiviteteve në projektin “Shoqëria pa kufij”. Me Sllavevskin biseduam për drejtësinë sociale në Maqedoni, për të drejtat e punëtorëve dhe për shoqatat sindikale.
“Puna në Maqedoni është e çvlerësuar. Inspektorati shtetëror për punë nuk funskionon, e drejta për grevë dhe e drejta për organizim të lirë sindikal janë të kufizuara. Kjo do të thotë se nuk ka drejtësi sociale dhe nuk ka liri organizimi, që për më tej tëketë organizata që do të luftojnë për drejtësi sociale”, thotë Sllavevski.
“Të drejtat punëtore vazhdimisht shkilen, askush nuk i mbron… Sindikata është e burokratizuar dhe tentimi i sindikatave autentike ta kthejnë, ishte i ndaluar nga pushteti”, vlerëson Sllavevski, sipas të cilit lufta për demokraci është luftë e shtresave më të ulëta të shoqërisë, e këta janë punëtorët.
Nuk mund të ketë demokraci, nëse nuk ka punë të organizuar, është qëndrimi i të Majtës.
“Demokracia parlamentare është kompromis i sunduesve me punën. Ky është fillim i mirë por nuk mjafton”, përfundon Sllavevski.
Marija Tegovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Ermin Klimenta
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për Kartën Qytetare, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.