• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

CIVIL: Dënim për sulmin mbi gazetaren Arbana Xharra!

May 15, 2017
in POLITIKË
CIVIL: Dënim për sulmin mbi gazetaren Arbana Xharra!
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL –Qendra për Liri e dënon ashpër sulmin mbi Arbana Xharrën, gazetaren kosovare, ish – kryeredaktoren e gazetës “Zëri”, e cila mbrëmë vonë u rrah brutalisht para banesës së saj në Prishtinë.

Disa orë para sulmimit, Xharra ka qenë mysafire në emisionin shqiptar “Oktapod”, në të cilin i ka kritikuar ashpër politikat e presidentit Erdogan dhe të Turqisë zyrtare, otomanizmin dhe islamizmin e dhunshëm që po zbatohet në Kosovë, i ka zbardhur emrat e personave publikë, shoqatave dhe institucioneve që financohen nga fondet e Erdoganit, e të cilët sipas saj në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i promovojnë politikat e tij.

Para disa ditësh ajo u kyç në Partinë Demokratike të Kosovës dhe u deklarua se do t’i marrë të gjitha masat demokratike që i ka në dispozicion, që Kosova të mos ketë fare marrëdhënie me Turqinë dhe të luftojë kundër politikave të Erdoganit.

Policia e Republikës së Kosovës e ka konfirmuar rastin, ndërsa pas ndihmës së dhënë në Qendrën Klinike në Prishtinë, Xharra është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Civili këtë sulm nuk e konsideron vetëm si sulm mbi grua – gazetare, por si sulm mbi lirinë e shprehjes dhe mbi parimet dhe vlerat demokratike.

Civili e dënon ashpër sulmin mbi gazetaren Xharra dhe u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve kosovare që sa më shpejtë ta zgjidhin rastin, si dhe kërkon ndëshkim  të ashpër për kryerësit e kësaj vepre. Njëkohësisht, Civili kërkon mbrojtje më të madhe të gazetarëve në Kosovë, sepse kjo nuk është hera e parë që Xharra përballet me kërcënime dhe dhunë. Për shkak të kritikave të ashpra ndaj pushtetit në Kosovë, si dhe për shkak të paralajmërimit për aderimin e saj në PDK, ajo vazhdimisht ka pranuar mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur, të cilët i kanë shkruajtur mbi muret e shtëpisë së saj në Prishtinë.

 

Tags: Arbana XharradenimdhunëErdoganKosovëPDKsulmturqia
Next Post
Promovim i “Kartës Qytetare” në Kavadar

Promovim i “Kartës Qytetare” në Kavadar

Kavadarasit kanë mundësinë ta pushtojnë hapësirën mediatike

Kavadarasit kanë mundësinë ta pushtojnë hapësirën mediatike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom