CIVIL – Qendra për Liri sot në Shkup, te kalimi “Paleta”, me fillim në ora 12, do ta promovojë Kartën Qytetare – dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare në proceset e vendimmarrjes në nivel global dhe nacional.
Qytetaret dhe qytetarët në info – stendën do të munden të informohen dhe të marrin materiale edukative, si dhe të kyçen në mbështetjen e Kartës Qytetare, përmes nënshkrimit të deklaratës për mbështetje ose me pjesëmarrje në foto dhe video peticionin.
Civili është një nga 50 organizatat – nënshkruese të “Kartës Qytetare” në nivel global dhe do të jetë bartës i aktiviteteve promovuese dhe edukative për Kartën në Maqedoni.
Projektin Shoqëria pa kufij, Civili e zbaton me mbështetje të Fondacionit Gjerman “Hajnrih Bell”.