Xhabir Deralla nga CIVIL –Qendra për Liri, para mediave në Manastir i prezantoi aktivitetet lihur me “Kartën Qytetare” dhe projekti “Shoqëria pa kufij”.
“Është shumë me rëndësi që në kornizat e këtij dokumenti, mirëpo edhe në kornizat e aktiviteteve tona si organizatë për të drejtat e njeriut, ta alarmojmë opinionin e Maqedonisë se shoqëria qytetare, demokracia, të drejtat dhe liritë e njeriut janë nën rrezik të madh. Liritë e mediave janë nën presion dhe nën kontrollin e strukturave politike, mirëpo edhe nën kontrollin e bizneseve të mëdha”, deklaroi Deralla, duke e theksuar rëndësinë e afirmimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pjesëmarrja aktive në procesin e sjelljes së vendimeve politike.
Projekti “Shoqëria pa kufij”, zbatohet në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell, zyranë Sarajevë.