Civil Media bisedoi me Mila Carovska, presidenten e Komisionit për punë dhe politikë sociale në LSDM, për atë nëse në Maqedoni, për momentin, ka drejtësi sociale dhe se si do të merret opozita me uljen e varfërisë. Carovska është e vendosur se në Maqedoni ka padrejtësi sociale dhe se institucionet janë të uzurpuara dhe nuk punojnë në interesin e qytetarëve.
“Që të fillojmë të flasim për ndonjë drejtësi sociale, së pari duhet të ngritet fuqia ekonomike te qytetarët, sepse demokracia në një shoqëri në të cilën 30% e popullsisë jeton në varfëri, është e pamundur, ose ku mbi 20% e popullsisë është e papunësuar. Qytetarët që janë në vrap pas kafshatës së gojës, nuk mund të diskutojnë për çështje më të mëdha dhe më të rëndësishme, do të thotë, fuqia ekonomike duhet të rritet, por duhet një grup i caktuar i qytetarëve, të cilët veç më janë të vetëdijshëm, të fillojë me promovim dhe kyçje aktive të të gjithë qytetarëve. Të mos krijojmë elita në qytetet që luftojnë për të drejta të caktuara”, thotë Carovska.
Në lidhje me politikat për mbrojtje sociale të ofruara nga opozita, dhe realizimi i tyre real, Carovska beson se premtimet janë reale dhe se një pjesë e madhe e problemeve do të rregullohet vetëm me shpërndarjen e parave që janë të përcaktuara në buxhetin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
“Te ne po ndodh bartje transgjenerate e varfërisë dhe qytetarët mbahen në patronazh me gjenerata, dhe gjatë kësaj, shpenzohen para, ndërsa nuk investohet në tërheqjen e qytetarëve nga varfëria dhe të ulen shpenzimet në afat të gjatë. Mendoj se me këtë zgjidhje sistemore që e ofrojmë si parti, do t’ia dalim të tërheqim një numër të madh të qytetarëve nga varfëria”, deklaroi Carovska.
“Vetëdijësimi i qytetarëve duhet të jetë se në institucionet duhet të zgjidhen çështjet dhe se kjo është hapësirë publike në të cilën duhet të veprojmë”, u përgjigj Carovska në pyetjen për uzurpimin e hapësirës publike të qytetarëve, duke iu referuar gjithashtu edhe referendumit në Gjevgjeli, si pikë shndritëse kur qytetarët thanë jo për ndotjen e mjedisit jetësor, duke investuar me votën e tyre edhe në ardhmërinë e fëmijëve të tyre.
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Ermin Klimenta
_____________________________________________________________________________
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.