Policia dhe MPB e Kumanovës punojnë në zbulimin e incidentit në të cilin është sulmuar fizikisht deputeti i LSDM, Maksim Dimitrievski, që ka ndodhur mbrëmë në ora 1:30 pas mesnate, në restorantin “Pallas” në Kumanovë, gjatë një feste familjare në të cilën kanë marrë pjesë edhe miq të afërm.
“Në ora 1:30 pas mesnate, një i punësuar në restorantin “Pallas” në Kumanovë ka paraqitur rast për shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Kjo është e tëra që mundemi ta themi për momentin. Nuk kemi informata tjera për publikun për momentin”, deklaruan për CIVIL Media nga Reparti për marrëdhënie me publikun nga MPB.
Deputeti Dimitrievski e pohoi incidentin, duke shtuar se nuk ka lëndime serioze publike.
“Të jesh i detyruar të mbrohesh nga një grup i personave të alkoolizuar në aheng familjar, nga të cilët isha i sulmuar, është tepër e ulët! Nuk i njoh njerëzit, të gjithë ishin me rroba civile. Disa pasta thanë se mes sulmuesve ka pasur edhe policë. Megjithatë, këtë duhet ta vërtetojë policia”, deklaroi Dimitrievski për CIVIL Media.
Tentuam t’i kontaktojmë me telefon edhe pronarët e kafenesë “Pallas” në Kumanovë, por askush nuk u përgjigj.
Nga MPB premtuan që gjatë ditës do të pranojmë përgjigje edhe në pyetjen, nëse mes pjesëmarrësve në incidentin në “Pallas” ka pasur edhe të punësuar në policinë e Kumanovës.
Dimitrievski është deputet aktual dhe një nga anëtarët më të shquar të LSDM. Para se të vendoset në këtë funksion, ka qenë president i Këshillit të Komunës Kumanovë.
“Incidentet e këtilla dhe të ngjashme të individëve ose grupeve, nuk do të më largojnë nga beteja shumëvjeçare për kthimin e demokracisë në Maqedoni, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me qëllim të jetesës dinjitoze të qytetarëve të këtij shteti”, është i vendosur Dimitrievski.
Monika Taleska