Tre muaj e gjysmë pas zgjedhjeve, deputetët për herë të dytë u takuan në Kuvendin, ku mbahet vazhdimi i seancës konstitutive, në të cilën duhet të votohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime, dhe të zgjidhet presidenti i ri i parlamentit, në vendin e Trajko Veljanoski.
Gjendja në shtet është pothuajse kaotike. Sipas liderit të LSDM, Zoran Zaev, sot me procedurë të shkurtë duhet të zgjidhet presidenti i ti i Kuvendit, kandidati i BDI, Talat Xhaferi. Mirëpo, deputetët e VMRO – DPMNE kërkojnë të hiqet dorë nga e ashtuquajtura platformë e Tiranës. Ndërsa lideri i VMRO – DPMNE, në vend se të merr pjesë në seancën konstitutive, udhëtoi jashtë Maqedonisë.
Derisa një numër i madh i trupit votues ishte me pritje se dita e sotme do të jetë fillimi i zhbllokimit të krizës politike, protestat e anëtarëve dhe simpatizuesve të VMRO – DPMNE nën moton “ Për Maqedoni të përbashkët”, dhe kundër të ashtuquajturës platformë të Tiranës, nuk ndalen.
Zaevi paralajmëroi qeveri reformiste, ndërsa Gruevski udhëtoi jashtë Maqedonisë
Lideri i LSDM, Zaev, mbrëmë në intervistë për një televizion nacional, i afërt me VMRO – DPMNE, ishte i vendosur se në Maqedoni së shpejti do të formohet Qeveri reformiste. Ai i demantoi të gjitha thashethemet se në qeverinë e koalicionit me partitë shqiptare, gjatë marrëveshjes për hapat e ardhshme të përbashkëta, do të ketë ndryshim të Kushtetutës, të flamurit dhe të stemës, se do të ketë dygjuhësi në uniformat policore. Zaev ishte kategorik se edhe përskaj trillimeve nga rivali i tij politik Gruevski, se kinse Maqedonia do të zhduket, e vetmja “gjë që do të ndodhë është se Gruevski më nuk do të jetë në pushtet”.
Ulësja e liderit të VMRO – DPMNE, Gruevski, sot ishte e zbrazët në Parlamentin. Ai me delegacionin partiak, siç lajmëruan nga partia, udhëtoi në kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Maltë, dhe atje do të qëndrojë për disa ditë. Mirëpo, ekipi i emisionit “360 shkallë”, publikoi video regjistrim nga arritja e Gruevskit në aeroportin “Ataturk” në afërsi të Stambollit.
Opinioni maqedonas është i shqetësuar edhe nga fakti që Gruevski edhe pas një viti nga dorëheqja e tij nga pozita e kryeministrit, merr vendin qendror në lajmet e mediave nacionale të afërta me VMRO – DPMNE, ku madje edhe me shumë guxim, para kamerave kërkon përgjegjësi nga ministrat në largim. Sipas ekspertëve, në këtë mënyrë Gruevski dërgon porosi të qartë deri te opinioni se edhe pas formimit të shumicës parlamentare, ai edhe më tej ka ndërmend të udhëheqë me shtetin!
Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetime të reja
Prokuroria Speciale publike (PSP) ka hapur katër hetime të reja për katër persona. Për të dyshuarit në hetimet nën titull pune “Tablla” dhe “ Treqind”, ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorimin e pozitës së tyre dhe kanë përfituar prona të paligjshme. Dy hetimet tjera, “Total” dhe “Tifani”, kanë të bëjnë me evazion fiskal. Të dyshuarit e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 894, 915 euro. Të gjitha hetimet dalin nga bisedat e përgjuara, nga të cilat një pjesë janë të publikuara në opinion.
Prokurorja Katica Janeva në ditën Ndërkombëtare të “fishkëllyesve”, kërkoi mbrojtje më të madhe të “fishkëllyesve”, gjegjësisht, sjelljen e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, kërkesat nga PSP të dorëzuara deri në Kuvend prej vitit të kaluar.
Sanksionime për liderë të Maqedonisë të cilët refuzojnë të zgjidhet kriza politike?
Ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, siç shkruan “Financial Times”, paralajmërojnë se liderët politikë maqedonas rrezikojnë sanksionime, nëse vazhdojnë me bllokimin e Qeverisë së re dhe nxitjen e konfliktit ndëretnik.
“Ivanovi pranoi paralajmërime për sanksionime të ngjashme edhe gjatë vitit të kaluar, kur në mënyrë parandaluese amnistoi dhjetëra të dyshuar, të identifikuar nga Prokurorja Speciale, e cila i hulumton keqpërdorimet e Qeverisë të zbuluara përmes bisedave të përgjuara. Gruevski ishte në mesin e të amnistuarve, para se ta tërheq amnistinë Presidenti Gjorge Ivanov, i ballafaquar me gjykim ndërkombëtar”, shkruan “Financial Times”.
“Katërshja” Evropiane, Johanes Han, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll, me porosi të drejtpërdrejta pas takimeve me liderët e partive parlamentare në Shkup, se patjetër duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit. “ Në një shtet, çdo kush duhet ti pranojë shumicat parlamentare”, porositën, duke iu referuar edhe Presidentit Ivanov, i cili vendosi në atë periudhë të shkojë në Hungari.
Monika Taleska