Në këshillin e sotëm të Prokurorëve Publikë u përfundua se Prokuroret Speciale Publike Katica Janeva dhe Fatime Fetai e kanë shkelur Kodin Etik të Prokurorëve Publikë. Këshilli ka vendosur të jep rekomandim për ndryshimin e prokurorit për rastin e dhunës në Komunën Qendër, në të cilin i akuzuari është ish – kryeministri Nikolla Gruevski.
“Katica Janeva dhe Fatime Fetai e kanë shkelur Kodin Etik të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë. Kemi dërguar rekomandim deri te prokurori publik se do të duhet ta shqyrtojë mundësinë për përcaktim të një tjetër prokurori publik për përfaqësimin e asaj lënde. Bëhet fjalë për lëndën në të cilën është i akuzuar ish kryeministër, bashkë me persona tjerë për vepër penale, mendoj, dhunë”, deklaroi Presidenti i Këshillit, Petar Anevski.
Në dëgjimin për dhunën para Komunën Qendër, i cili u mbajt më 22 shkurt, gjykatësja Tatjana Mihajllova i dënoi Prokuroret Katica Janevën dhe Fatime Fetain me nga 2.000 euro për “mosrespektimin elementar të gjyqit”. Janeva dhe Fetai e akuzuan gjykatësen se ka kryer falsifikim në procesverbalin e dëgjimit paraprak.
Rekomandimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë deri te Janeva që ta “heq” Fetain nga rasti kundër të akuzuarit Gruevski, Mile Janakieski dhe të tjerët, nuk është i obligueshëm për Prokuroren Speciale Publike.
Dëgjimi i ardhshëm për këtë rast është caktuar për nesër në Gjykatën Themelore Shkup 1.