• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

168 Orë Analizë javore: Tregti dhe presione politike, Maqedonia ende pa Qeveri!

February 7, 2017
in LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza politike në Maqedoni vazhdon. Me javën e fundit, kalojnë saktë dy muaj nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa vendi ende nuk ka Qeveri. Pas tentimit të pasuksesshëm të VMRO-DPMNE-së, si parti me numër më të madh deputetësh (51) të formojë Qeveri, Presidenti Gjorgje Ivanov vendosi që mandatin e kthyer nga Nikolla Gruevski, të mos ia japë liderit opozitar Zoran Zaev, edhe pse LSDM (49 mandate) sipas ekspertëve për të Drejtën Kushtetuese, është partia e cila duhet ta fitojë mandatin.

VMRO-DPMNE luan “letrën” e zgjedhjeve të reja, LSDM bën analiza, por edhe negocion edhe me partitë nënshkruese të Platformës për Shqiptarët : BDI (10 mandate), Besa (5) dhe Aleanca për Shqiptarët (3). Bashkësia ndërkombëtare, BE dhe SHBA janë me porosi të qarta, për mbështetjen e proceseve demokratike, për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe për Qeveri e cila do t’i zbatojë reformat nga agjenda Euroatlantike për Maqedoninë.

Qytetarët në agoni, të polarizuar, të manipuluar, jetojnë në shtet që shënon rënie të ekonomisë dhe ndotjes enorme të ajrit. Institucionet përkatëse mbeten “imune” ndaj reagimeve, ndërsa morbiditeti dhe mortaliteti si pasoja të ndotjes së ajrit rriten, posaçërisht te popullata më e re.

Presione mbi qytetare/ë të cilët nuk kanë votuar për VMRO-DPMNE

Maqedoninë pas zgjedhore nuk e anashkalojnë presionet mbi trupin votues të opozitës, ose më mirë të themi, mbi qytetare/ët , të cilët në zgjedhjet e fundit nuk e kanë dhënë votën e tyre për VMRO-DPMNE. Derisa një i ri nga Koliçani i Poshtëm akuzoi se për shkak të mbështetjes së LSDM është përjashtuar nga firma Belge e cila shfrytëzon shumë përfitime në Maqedoni, një deputet nga VMRO- PP në Këshillin e Strumicës, brenda natës dy herë e ka ndryshuar ngjyrën partiake, kështu që pas tregtive politike, në vend se në VMRO-DPMNE, ka vendosur të mbetet i pavarur, me mbështetje ndaj LSDM.

LSDM përsëri ka paralajmëruar që këto dy ditë do të formojë shumicë parlamentare. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se e vërteta do të del në shesh dhe se negociatat me VMRO-DPMNE kanë ngecur rreth PSP-së, me çfarë bijnë nën “hije” komentet se dygjuhësia është vija e kuqe për VMRO-DPMNE.

LSDM e vazhdon betejën demokratike nëpër institucione, kërkon respektimin e legjislativës. Kanë ngritur procedura penale kundër katër deputetëve të VMRO-DPMNE-së me mandate të verifikuara, të cilët ende janë në funkione qeveritare: Kryeministri Emill Dimitriev, Ministri për

Punë të Jashtme Nikolla Poposki, Ministri për Shëndetësi Nikolla Todorov dhe Ministrja për Kulturë, Elizabeta Kançeska Milevska.

 

PSP ka dorëzuar ankesë për rastin “Dhunë para Komunës Qendër”

Prokuroria Speciale Publike u ankua para Gjykatës së Apelacionit  për vendimin e gjykatëses Tatjana Mihajllova e cila e udhëheq rastin për dhunën para Komunës Qendër. Ajo në dëgjimin e parë përgatitor i ka ndarë bisedat e përgjuara si dëshmi, ndërsa për PSP-në – me këtë vendim është kryer lëndim thelbësor i Ligjit për veprim penal. Në këtë rast penal janë të akuzuar  njëmbëdhjetë persona, mes të cilëve është edhe Nikolla Gruevski, Kryeministër i mëparshëm, dhe Mile Janakieski, Ministër i mëparshëm i Transportit.

Gazetarët luftojnë për mbijetesë, rrejtet sociale “vlojnë” nga pashija

Të punësuarit në tre gazetat ditore: “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest” paralajmëruan grevë si hapin e fundit në orvatjen të arrijnë deri te rroga. Ka dy muaj që gazetarëve dhe stafit teknik të cilët me vite punojnë në përgatitjen dhe redaktimin e këtyre gazetave relevante në krijimin e opinionit publik në shtetin, jo vetëm se nuk u është paguar rroga, por edhe sindikata me mbështetjen e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë, nuk nuk kanë pranuar as përgjigje nga kompania botuese Media Print Maqedonia, e cila është themelues i tyre.

Nga ana tjetër, gjatë javës së kaluar në rrjetet sociale u paraqit një nekrologji morbide me Nikolla Gruevski. VMRO – DPMNE u lajmërua me akuza të ashpra. Nërsa, shumë qytetare/ë duke mos e mbështetur këtë asociacion të pashijshëm për “vdekje politike” të Gruevskit, përkujutan për sjelljen e pashijshme të mësueses nga Manastiri, e cila në protestë të VDMRO-DPMNE-së mbante kryqin funeral për liderin e opozitës, Zoran Zaev, por edhe për një varg nekrologjishë me fytyrat e diplomatëve të huaj në Maqedoni.

Bashkësia ndërkombëtare me mbështetje të qartë për Qeveri reformash

Çdo hap i partive relevante është me vëmendje i ndjekur nga bashkësia ndërkombëtare. Arrijnë porosi të qarta nga diplomatët e Evropës dhe nga SHBA, për mbështetje të proceseve demokratike, për PSP dhe për Qeverinë e cila do t’i zbatojë reformat e agjendës Euroatlantike për Maqedoninë.

Monika Taleska

 

Tags: 168 Orë Analizë javoreBDILSDMvmro dpmne
Next Post
MPJ kërkon qëndrim të Stejt Departamentit rreth deklaratës së kongresmenit Amerikan për ndarjen e Maqedonisë!

MPJ kërkon qëndrim të Stejt Departamentit rreth deklaratës së kongresmenit Amerikan për ndarjen e Maqedonisë!

TENDERË Marrëveshje ELEM – SGS: Edhe një marrëveshje dyshimtë marre pushtetit!

TENDERË Marrëveshje ELEM – SGS: Edhe një marrëveshje dyshimtë marre pushtetit!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom