Në disa vitet e fundit vazhdimisht po rritet numri i personave të rinj të cilët largohen nga vendi për arsimim më cilësor ose mbindërtim profesional, por, para së gjithash, në luftë për sigurim të ekzistencës. Për arsyet për të cilat të rinjtë largohen në vende të huaja, CIVIL Media bisedoi me Jane Pllavevski, nënkryetarin e Këshillit Nacional Rinor të Maqedonisë ( KNRM).
CIVIL Media: Vallë Këshilli Nacional ka hulumtime për numrin e të rinjve që e kanë braktisur Maqedoninë dhe për shkaqet për atë vendim?
Pllavevski: KNRM në aktivitete e deritanishme nuk ka realizuar hulumtim i cili në mënyrë metodologjike me saktësi do të përcaktonte arsyen e largimit të të rinjve nga Republika e Maqedonisë, KNRM si organizatë e cila bashkon një numër të madh të rinjsh dhe organizata rinore, punon në zhvillimin e vazhdueshëm të njerëzve të rinj, përmes angazhimit për pjesëmarrjen e tyre në proceset e vendimmarrjeve, në artikulimin e qëndrimeve të tyre dhe perceptimeve për çështje të cilat i prekin ata, dhe përmes sigurimit të mundësive për edukim, rritje të aftësive të punës dhe ngritjen e punësimeve.
CIVIL Media: Sipas njohurive, analizave dhe hulumtimeve tuaja, cilat janë arsyet për largimin e të rinjve jashtë vendit?
Pllavevski: Sipas njohurive të KNRM, e të cilat janë pjesë edhe nga hulumtimet e organizatave –anëtare tona, të rinjtë në të shumtën e rasteve largohen në vende të huaja për shkak të mundësive më të mëdha për punë dhe mbindërtim cilësor profesional ( studime master dhe doktoraturë në universitetet jashtë vendit, specializime profesionale dhe trajnime), por, me siguri edhe për shkak të mundësisë për arritjes së rrogës së vlerësuar dhe të paguar mirë, në përputhje me kualifikimet e tyre profesionale. Kuptohet, këtu luan rol edhe mundësia e të qenit në qendrën e ngjarjeve botërore, mundësia për komunikim dhe bashkëpunim me njerëz të kulturave dhe traditave të ndryshme.
Me rëndësi është të përmendet se vërehen lloje të ndryshme të largimit nëpër vende të huaja të të rinjve nga vendi. Sipas KNRM, nuk është edhe aq e frikshme që një pjesë e të rinjve largohen për punë disa mujore/sezoni në SHBA ose në vendet e Evropës Perëndimore, ose që të rinjtë shkojnë jashtë vendit për shkak të vazhdimit të shkollimit të tyre, dhe mandej kthehen në Maqedoni, ku punojnë dhe kontribuojnë për përmirësimin e gjendjeve. Edhe pse, me siguri se është e nevojshme të punohet në rritjen e mundësive për punësim dhe arsimimin e të rinjve në Republikën e Maqedonisë.
Problemin me emigrimin e të rinjve, KNRM e percepton nga aspekti i gjendjes me të rinjtë të cilët largohen nga Maqedonia, me qëllim të largimit afatgjatë nga shteti për shkak të pamundësisë të gjejnë punë përkatëse për kualifikimet e tyre, punë që do t’u mundësonte ekzistencë normale. Për numrin e të rinjve nuk kemi numra të saktë, por mund të konstatojmë se nuk janë pak.
CIVIL Media: Cila është strategjia dhe programi i KNRM për “mbajtjen” e të rinjve në Maqedoni?
Pllavevski: KNRM nuk ka definuar strategji dhe program se s’i ti parandalojë të rinjtë të largohen nga vendi, për arsye se vlerësojmë se në shekullin e 21, kjo jo vetëm se është e pamundur, por edhe kundër-produktive. Para së gjithash, për shkak të faktit që duke u falënderuar marrëdhënieve bashkëkohore ekonomike, zhvillimin e shpejtë të mjeteve të komunikimit dhe të transportit dhe mënyrën bashkëkohore të jetesës së të rinjve, ata kanë në dispozitë një numër të madh për punë dhe shkollim. Vlerësojmë se është absolutisht e paarsyeshme në kohën e ERAZMUS-it dhe të programeve të ngjashme, dhe mundësive për mobilitet, mësim dhe pasurim të diturive dhe aftësive, dikush të tentojë t’i ndalojë të rinjtë në zhvillimin e tyre…Mënyra e vetme produktive e cila do ta parandalonte emigrimin e të rinjve, është përmirësimi i kushteve për ekzistencë të të rinjve në Republikën e Maqedonisë, si dhe rritja e mundësive për shkollim, praktikimit dhe punës cilësore.
KNRM, si trup përfaqësues i të rinjve, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të luftojë dhe të kujdeset për ngritjen e statusit dhe standardit të të rinjve në Republikën e Maqedonisë, si dhe afirmimin dhe përfaqësimin e të drejtave dhe interesave rinore. Sipas nesh, ajo që kompetentët munden dhe duhet ta bëjnë, është- të zbatojnë masa për rritjen e cilësisë të arsimit (veçanërisht shkollimi të lartë), të ofrojnë mundësi për mbindërtim profesional dhe përparim të të rinjve në Republikën e Maqedonisë, por edhe të konceptojnë masa dhe politika për rritjen e mundësive të të rinjve dhe përmirësimin e ekzistencës në një sërë lëmi të cilat i prekin të rinjtë (shkollimi, shëndetësia, kultura, sipërmarrje, udhëheqje biznesi…)
Dehran Muratov