Më 29 janar mbaron afati i fundit për mandatarin Nikolla Gruevski, i cili, si lider i VMRO-DPMNE, duhet të formojë Qeverinë, me BDI ose me parti tjera nga blloku Shqiptar në Maqedoni. Mirëpo, gjendja është shumë e ndërlikuar. Relacioni VMRO-DPMNE dhe BDI është i tensionuar, Platforma e miratuar nga BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët është e papranueshme për VMRO-DPMNE edhe me çmim të mos-formimit të qeverisë. VMRO –DPMNE ka dalë me qëndrim të vendosur se nuk do të lejojë dygjuhësi në shtet, as plotësimin e pikave tjera nga Platforma, ndërsa BDI në mënyrë kategorike ka mbetur në qëndrimin se nuk heq dorë nga implementimi i Platformës. Sipas udhëheqësisë qendrore partiake, në lojë janë të gjitha opsionet, madje edhe BDI të jetë në opozitë. Ekspertët parashikojnë se LSDM po bëhet faktor relevant në skenën politike të Maqedonisë, për arsye se, sipas tyre, negociatat e BDI me VMRO-DPMNE nuk do të kenë sukses, kështu që LSDM do ta ketë përgjegjësinë për formimin e qeverisë së re.
Derisa në kreun politik në shtet po bëhen kalkulime, qytetarët po përballen me probleme tjera, si pasojë e mungesës së përgjegjësisë së institucioneve shtetërore. Dy fëmijë kanë vdekur nga gripi, 11 fshatra janë të bllokuara, vendbanime tjera nuk kanë ujë, Klinika për Onkologji në Shkup është pa kulm, sepse aktivitetet ndërtimore nuk janë kryer me fillimin e dimrit polar, Gjinekologjia në Shtip feston Vitin e Ri Ortodoks me ëmbëlsira në formë të organit gjenital femëror, çatia e Teatrit të Velesit të ndërtuar para dy vitesh me 12 milionë euro lëshon ujë….
Platforma e BDI, Besa-s dhe Aleancës për Shqiptarët e tronditi publikun
Platforma e partive të Shqiptarëve të Maqedonisë është deklaratë nga e cila BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët nuk heqin dorë në negociatat me mandatarin për formimin e qeverisë së re.
Derisa VMRO-DPMNE është kategorik në qëndrimin se nuk do të pranojë dygjuhësi në tërë shtetin, nga LSDM edhe pas tetë ditë pas miratimit të dokumentit nuk janë deklaruar me qëndrim zyrtar në publik. Platforma, sipas Lidhjes Demokratike, hap shumë dilema dhe do të krijojë jo-stabilitet të brendshëm, i cili do të ketë pasoja afatgjate mbi marrëdhëniet ndëretnike, proceset demokratike dhe zhvillimit ekonomik.
Gjashtëdhjetë intelektualë Shqiptarë kanë apeluar në procesin e negociatave me partitë të cilat do ta fitojnë mandatin, të kenë parasysh se VMRO-DPMNE ende udhëhiqet nga “njerëz të cilët kanë përgjegjësi për situatën katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore-politike dhe si të tillë, ata nuk gëzojnë kredibilitet që ta udhëheqin shtetin edhe më tej!”
Nënshkruesit apelojnë që marrëveshja eventuale të bëhet “jo me prapavijë – për ruajtjen regjimit ekzistues dhe interesave grupore, por me qasje racionale për orientimin e shtetit nga demokratizimi, zhvillimit, hapjes së perspektivave, realizimit të barazisë etnike dhe mirëqenies, si dhe integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO”.
Përpilimi i pikave të Platformës në Tiranë dhe Prishtinë, nga VMRO –DPMNE dhenta një pjesë e publikut të Maqedonisë u vlerësua si përzierje e drejtpërdrejtë e Shqipërisë dhe Kosovës në ngjarjet e brendshme politike në Maqedoni. Për Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, takimet te Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, vetëm e shprehin kujdesin e Shqipërisë për Shqiptarët në vende të huaja.
Sipas profesorit universitar, Ramadan Ramadani, Kryeministri i Shqipërisë, nuk është vetëm Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, “por në një mënyrë ai është edhe kryeministër Shqiptar. Dhe ky distinkcion është shumë i rëndësishëm, në veçanti te Shqiptarët në Shqipëri dhe në Maqedoni!”
Për D-r Sasho Ordanoski, ky takim “nuk është akt i mirë, por se duhet të kuptohet si një prakticitet”, më saktë, situatë post-zgjedhore, e iniciuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Funksionarë të VMRO-DPMNE edhe më tej janë ministra dhe deputetë
Publiku i Maqedonisë reagon, ndërsa ekspertët juridik udhëzojnë dhe e ftojnë opozitaren LSDM, ta ngrit zërin, sepse funksionarë nga VMRO-DPMNE, në kundërshtim me ligjin, kryejnë nga dy funksione ndikuese politike.
Sipas profesoreshës D-r. Mirjana Najçeska, dorëheqje duhet të japin Emil Dimitriev, i cili është kryeministër dhe deputet në mënyrë jo-ligjore, por edhe Nikolla Poposki, në mënyrë jo ligjore është Ministër për Punë të Jashtme dhe deputet, Nikolla Todorov, në mënyrë jo ligjore është edhe Ministër i Shëndetësisë edhe deputet, dhe Elizabeta Kançeska Milevska, është në mënyrë jo ligjore edhe Ministre e Kulturës edhe deputete.
Edhe profesori universitar Borçe Davitkovski udhëzoi se deputetët e porsazgjedhur duhet urgjentisht t’i braktisin funksionet e ministrave dhe të Kryeministrit.
Prokuroria Speciale Publike vazhdon me punë
Derisa VMRO-DPMNE tenton që me çdo kusht ta largojë nga agjenda politike Prokurorinë Speciale Publike, dhe t’i vendosë ad acta të gjitha veprat penale, të cilat kanë dalë ose do të dalin nga afera “Përgjimet”, PSP vazhdon me punën. Në kornizat e hetimit paraprak, sipas të gjitha ligjeve, ka marrë dokumente nga Arkivi Shtetëror për projektin “Shkupi 2014”.
PSP paraprakisht ka hapur hetime për “Shkupi 2014”, rastin “Tenderë” në të cilin si e dyshuara e parë është Ministrja Kançeska Milevska, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë lidhjes së marrëveshjes për zbatimin punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO.
PSP ka pranuar, por nuk e paraqet përgjigjen nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, nëse mund t’i përdorë dëshmitë e klasifikuara në procedurën gjyqësore për rastin “Fortesa 2”. Do të lënë që gjykatësja Lidija Petrovska, e cila e udhëheq procesin, të vendosë nëse do t’i shfrytëzojë dëshmitë, të cilat janë sekret shtetëror. Në rastin “ Fortesa 2”, i akuzuari i parë është shefi i mëparshëm i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski dhe gjashtë zyrtarë nga Drejtoria, të cilët ngarkohen se kanë shkatërruar 2.047 shkresa zyrtare, nga të cilat 22 kanë të bëjnë me sistemet për përgjimin e ndjekjes së komunikimeve.
Bashkësia ndërkombëtare me porosi – “qëllimet e qytetarëve të jenë në fokus”
Politikanët të përqëndrohen në qëllimet e qytetarëve. Partitë politike të negociojnë, të gjejnë mënyrë të formojnë qeveri koalicioni. Liderët politik të punojnë sa më shpejtë dhe në mënyrë më efikase dhe të arrijnë marrëveshje, që të mos prolongohet procesi. Këto janë porositë e zëvendës-ndihmësit të sekretarit shtetëror në Stejt Departamentin, Hojt Li.
Duke e respektuar sovranitetin e Maqedonisë, SHBA vlerësojnë se partitë kanë mundësi ta sjellin atë vendim pa ndërhyrje nga jashtë. Porosisin – qeveria e re ti mbështesë përcaktimet ndërkombëtare, duke i përfshi edhe përcaktimet nga Marrëveshja e Përzhinës, partitë të japin qartë në dijeni se janë të përcaktuar për respektimin e Kushtetutës së shtetit, të drejtat e njeriut dhe institucionet shtetërore, duke i përfshirë edhe institucionet e reja si Prokurorinë Speciale Publike, ta respektojnë sundimin e të drejtës dhe qëllimet e qytetarëve për integrim në Evropë, të kyçen në NATO.
Edhe nga BE presin të formohet qeveria e re, dhe t’i dorëzojnë përgëzimet e tyre, për herë të parë pas zgjedhjeve më 11 dhjetor.
Monika Taleska