E kemi shprehur edhe publikisht qëndrimin tonë disa herë deri tani. Duke pasur parasysh qëndrimin e djeshëm të BDI dhe lajmërimin e sotëm të VMRO-DPMNE, duhet të theksoj se kjo ësht[ një teatër politik, i cili ka për qëllim të pamundësohet formimi i një qeverie politike. Nga ky teatër politik, VMRO-DPMNE duhet të del si mbrojtës i interesave të Maqedonasve, ndërsa BDI si mbrojtës i interesave të Shqiptarëve. Mendoj se kjo është një qasje tepër joserioze, sepse me qëndrime të këtille rigjide parashtrohet pyetja se nëse tani nuk do të lëshohet pe, atlherë cilat ishin interesat e përbashkëta, gjegjësisht, parimet mbi të cilat ata sunduan për pothaujse 15 vite? Vallë veprat kriminele ose biznes interesat ishin parimet kyçe mbi të cilat ata sunduan deri tani?”, u shpreh dje për CIVIL Media zëdhënësi i Besa-s, Orhan Murtezani.
CIVIL Media: Vallë mendoni se pas këtij teatri në skenën politike, do të ketë koalicionim mes VMRO-DPMNE dhe BDI?
Murtezani: Mendoj se edhe BDI edhe VMRO-DPMNE prej kohësh janë pajtuar për një parim, fituesi me fituesin – të formojë qeverinë dhe u mbetet atyre nëse do ta respektojnë ose jo. Nuk duam që prej tani të paragjykojmë se si do të zhvillohen ngjarjet, tani për tani, mandati është te Nikolla Gruevski dhe do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet më tej.
CIVIL Media: Besa është një nga tre partitë e cila e miratoi Platformën dhe keni qëndrimin e fortë për realizimin e kërkesave nga ajo. Nëse BDI megjithatë do të arrijë marrëveshje me VMRO-DPMNE, ku do të jetë vendi i Besa-s, a do të jeni opozitë, ose do të uleni në tryezë të përbashkët me VMRO-DPMNE?
Murtezani: Në interes të asaj platforme të përbashkët, ne publikisht kemi lajmëruar se pavarësisht nga ajo se nëse do të jemi pjesë e pushtetit eventual ose opozitë, do ti mbështesim ato pika kur të vijnë në rendin ditor në Kuvend, sepse vlerësojmë se ato nuk janë vetëm në interesin e Shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, por në interes të shtetit, sepse Maqedoninë do ta transformojnë në shtet funksional i cili nuk do të krijojë konflikte të vazhdueshme të brendshme. Nuk dëshirojmë që prej tani të prejudikojmë se si do të zhvillohen negociatat mes VMRO-DPMNE dhe BDI, nëse ka risi ose zhvillim eventual, ne si parti do të kemi lajmërim dhe organet e partisë do të marrin qëndrim ndaj çështjes së caktuar.
CIVIL Media: Prisni se si do të zhvillohet situata?
Murtezani: Po, në këtë moment qëndrojmë pas të gjitha kërkesave që qëndrojnë në atë deklaratë. Në Platformën nuk bëhet fjalë se të gjithë nënshkruesit duhet së bashku të negociojnë për formim të politikës eventuale, por se kur ato pika të vijnë në rend të ditës, të gjithë duhet t’i mbështesin.
CIVIL Media: Edhe nëse Besa është opozitë?
Murtezani: Po.
Monika Taleska