Në mbledhje morrën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, si dhe ekspertë nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia, si dhe përfaqësues të Fondacionit nga Gjermania.
Mirela Gynter Gjeçeviq, konsulente e pavarur nga Gjermania, e udhëheq këtë mbledhje, në të cilën identifikohen sfidat dhe zgjidhjet në lidhje me ngushtimin e hapësirës për veprim të shoqërisë civile.
Është i dukshëm interesi i pjesëmarrësve për gjendjen në Maqedoni, të cilën ekspertët e vlerësojnë si prej më të vështirave. Përfaqësues të Maqedonisë janë dr. Sasho Ordanoski, Xhabir Deralla dhe Ivana Dragshiq.