• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Anketë e CIVIL: Protesta në Maqedoni – zgjidhje apo thellim i krizës?

May 1, 2016
in BALLINA, BOTA, KULTURË, POLITIKË
Anketë e CIVIL: Protesta në Maqedoni – zgjidhje apo thellim i krizës?
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë kësaj jave, CIVIL – Qendra për Liri do të zbatojë një sondazh online të titulluar “Protestat në Maqedoni – zgjidhje apo thellim i krizës”, në kuadër të projektit “Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë”. Anketa do të zhvillohet prej sot e deri të premten, 29 prill.

Sondazhi online përfshin pyetje që u referohen protestave dhe kundër-protestave që mbahen ditëve të fundit në Maqedoni, si dhe ndikimit të tyre në krizën politike dhe në mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Nëpërmjet këtij pyetësori, CIVIL do të përpiqet të zbulojë qëndrimin e qytetareve dhe qytetarëve për protestat dhe kundër – protestat dhe organizimin dhe veprimin e tyre, sa janë qytetarët të informuar dhe sa mbështesin kërkesave që dalin nga to, si dhe ndikimin e këtyre ngjarjeve në krizën politike në Maqedoni dhe në mundësitë për organizimin e zgjedhjeve të lira.

Klikoni KËTU për t’iu përgjigjur pyetjeve, që nuk do të marrë më shumë se një minutë të kohës suaj.

CIVIL i fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët të angazhohen në punën e organizatës sonë si vëzhgues qytetarë dhe si gazetarë qytetarë, dhe të kontribuojnë me paraqitjet e tyre, komentet dhe sugjerimet për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira. Vizitoni ueb – faqen e CIVIL, online – formularin për paraqitje të presioneve politike dhe të tjera, si dhe Facebook faqen e CIVIL.

“Zgjedhjet e lira për qytetare(ë) të lirë” është  projekt i gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë. Ai buron nga nevoja e qytetar(e)ëve për t’u kyçur në krijimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Tags: Anketëcivil
Next Post
Fondacioni “Hajnrih Boll” me takim rajonal për gjendjet në Evropën Juglindore

Fondacioni “Hajnrih Boll” me takim rajonal për gjendjet në Evropën Juglindore

Vallë do të na ngrohë dielli (i rremë) i lirisë?

Vallë do të na ngrohë dielli (i rremë) i lirisë?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom