Protesta e sotme prodemokratike në Veles u mbajt në atmosferë të qetë. Protesta e rreth 1.000 qytetarëve nga Velesi, filloi para rrethrotullimit tek “Avona”, prej ku protestuesit ecën nëpër rrugën “Bllagoj Gjorev”, pranë kafe-barëve, ku u bashkoheshin qytetare(ë)t nga Velesi.
Protestuesit brohorisnin “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!”, “Mafia në robëri!”, ‘’Nikolla, mbaroi!” “No pasaran!”, “Kthejini paratë!” … Ata ecën deri te sheshi Sër Mahallë, ndërsa kur kaluan para selisë lokale të VMRO DPMNE-së, thërrisnin “hajna” dhe “kthejini paratë!”.
Po ashtu, ishin të lexuara kërkesat për dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivanov, për formimin e qeverisë eksperte për zbatimin e zgjedhjeve fer, demokratike dhe të besueshme, për suspendimin e vendimit për zgjedhjet tashmë të shpallura të parakohshme parlamentare më 5 qershor.
Për nesër në të njëjtën kohë është e paralajmëruar protestë e re.
Paralelisht me protesta pro-demokratike, u zhvilluan protesta në organizim të Lëvizjes Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë – GDOM, por në ngjarje kanë qenë të ftuar vetëm gazetarët e mediave pro-qeveritare. Prezent kanë qenë qindra qytetarë të Velesit, ndërsa kanë folur Toni Mihajllovski dhe Filip Petrovski.
Dejan Ristov