CIVIL – Qendra për Liri, në kuadër të projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë” zbaton një anketë online me pyetje që kanë të bëjnë me mundësinë e zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.
Nëpërmjet këtij sondazhi, CIVIL do të përpiqet të detektojë mendimin e qytetareve dhe qytetarëve në lidhje me qëndrimin e shumicës së partive të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, si dhe për mundësitë për t’u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme nga 5 qershor.
Klikoni KËTU për t’iu përgjigjur pyetësorit, që do të marrë deri në një minutë të kohës tuaj.
“Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë” është një projekt i gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë. Ai buron nga nevoja e qytetare(ë)ve për t’u angazhuar në krijimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Projekti financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Vizitojeni ueb-faqen e CIVIL, formularin e paraqitjes online të presioneve politike dhe të tjera, si dhe Facebook faqen e CIVIL.