CIVIL i informoi qytetaret dhe qytetarët në Radovish për projektin “Përpara!” dhe për atë se si ata mund të aplikojnë për vëzhgues gjatë zgjedhjeve.
U shpërndanë mbi 300 fletushka me informacion dhe material edukativ, e një pjesë e qytetarëve pranoi me kënaqësi që të jetë pjesë e foto-peticionin “Për zgjedhje të lira”.
Në Komunën e Vasilevës banorët na pritën mire, ishin të interesuar për informatat dhe materialet edukative, si dhe për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Me qindra vëzhgues të akredituar, mbi 1.000 vëzhgues të CIVIL-it dhe ekip të spikatur të analistëve dhe ekspertëve, “Përpara!” është projekt për monitorim afatgjatë, për vëzhgim të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, edukim dhe ngritje të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve.
Projekti zbatohet në nivel kombërar në 14 qendra rajonale të CIVIL-it dhe është i financuar me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore.