Pas publikimit të Listës së Votuesve onlajn, qytetaret dhe qytetarët u dhanë pas gjahut të fantazmave në procesin zgjedhor.
Për vetëm një ditë, në CIVIL arritën miratime të shumta për zbulimet e votuesve- fantazma në ciklin e zgjedhjeve në vitin 2013 dhe 2014, , por edhe një numër të madh të paraqitjeve se në adresat e tyre gjinden persona të cilët nuk jetojnë atje, se ka persona të vdekur, apo persona që nuk janë në listë e duhet të jenë aty. Në YouTube kanalin e CIVIL-it janë publikuar një seri e rasteve, në të cilat ekipet vëzhgues të CIVIL-it zbuluan fantazma në shumicën e banesave të qytetareve dhe qytetarëve në të gjithë Maqedoninë.
CIVIL – Qendra për Liri, që një kohë të gjatë punon në zbulimin e dobësive te Listës së Votuesve dhe i mbledh të gjitha të dhënat e këtij lloji. Me këtë mjet të ri, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e hapi mundësinë edhe për pjesëmarrjen qytetare në eliminimin e votuesve-fantazma në procesin zgjedhor. Pjesë e ekipit të CIVIL-it tashmë gjeti fantazmat në adresat e tyre dhe e dokumentoi këtë.
CIVIL do t’i dorëzojë të gjitha njohuritë e organizatës për dobësitë të Listës së Votuesve deri te KSHZ-ja, e njëkohësisht u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve ta bëjnë të njëjtën gjë. Këto raste mund të raportohen edhe në CIVIL , me printskrin dhe me një shënim të shkurtër se për çka flitet. Paraqitjet tuaja për votuesit-fantazma, si dhe për probleme dhe parregullsi të tjera, mund të raportohen në [email protected] ose në telefonat 02/520 9176 dhe 075/565830
CIVIL e vëzhgon procesin zgjedhor përmes projekteve të tij “Përpara!”, “Zgjedhje të lira për qytetare dhe qytetarë të lire“ dhe “Objektivi qytetar”.