CIVIL – Qendra për Liri shpreh mbështetjen e saj dhe drejton urimet e sinqerta Prokurorisë Publik Speciale për profesionalizmin, përkushtimin, konzistencën dhe kurajon.
Përkundër të gjitha pengesave të qeverisë gjatë negociatave për tejkalimin e krizës politike, përndjekjeve mediatike prej gazetarëve të regjimit, përkundër diskreditimit që vinte nga institucionet shtetërore dhe partive politike dhe mungesën e bashkëpunimit nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë, si dhe shumë problemeve të tjera me të cilat përballet në muajt e fundit – ekipi trim i prokurores speciale publike Katica Janeva sot tregoi rezultatet e para të punës së tij të vështirë, që më në fund për t’ua presë rrugën e krimeve dhe abuzimeve të paskrupullta të pushtetit.
Kjo është një ditë për t’u mbajtur mend!
Këto lajme do të gëzojnë shumë njerëz, të cilët gjatë kohë presin që më në fund të fillojë sundimi i ligjit në Maqedoni. Shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, diskriminimi, dhuna strukturore dhe vjedhjet zgjedhore në vitet e fundit, për të cilat Civil fliste me zë të lartë dhe në mënyrë të përsëritur në raportet e organizatës nga monitorimi afatgjatë, po hyjnë në fazën fillestare, të hershme të përfundimit.
Jemi të vetëdijshëm se para vendit tonë ka edhe shumë sfida dhe vështirësi, se rruga për të kthyer sundimin e së drejtës, respektimin e Kushtetutës dhe të të drejtave dhe lirive të njeriut është e gjatë dhe e mundimshme. Prandaj, i ftojmë qytetaret e qytetarët të shprehin besimin e tyre dhe në këtë mënyrë të përkrahin punën e PSP dhe të institucioneve tjera që tregojnë kurajo për të punuar në shërbim të interesit publik, si dhe të ndajnë informatat me CIVIL për përvojat ose njohuritë e tyre për abuzimet dhe presionet.
CIVIL –i mbetet i përkushtuar në punën e tij dhe do të vazhdojë të vëzhgojë dhe të informojë publikun me tempo intensive për gjendjen në terren.