• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

CIVIL-i ndau 5, mbesin edhe 25 çmime për gazetarë qytetarë

February 14, 2016
in Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për liri ndau pesë çmime për pesë video- dhe foto-materiale, që u përgatitën nga gazetarë qytetarë. Ato qenë bashkëngjitur nga pesë ngjarje që i shpjegojnë video- dhe foto-kronikat. Ndarja e çmimeve është pjesë e projektit “Objektivi qytetar”.

Edhe përkundër të ftohtët e motit me shi, salla e hotelit Siti Park në qendër të Shkupit ishte e mbushur. Në ndarjen e çmimeve erdhën edhe një pjesë e pjesëmarrësve e ligjëruesve të seminareve për trajnim të gazetarëve qytetarë, që u mbajtën në periudhën e dy muajve të fundit të vitit të kaluar. Përveç tyre, në ceremoni morën pjesë edhe aktivistë të shoqërisë qytetare, qytetare e qytetarë të interesuar, gazetarë dhe redaktorë.

_MG_1368

I pari mori fjalën kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, i cili e paraqiti projektin dhe komisionin në përbërje prej tre anëtarësh: Biljana Jordanovska (kryetare), Biljana Everet dhe Ermin Klimenta, që janë pjesë e ekipit të CIVIL-it.

Branko Geroski
                                                        Branko Geroski

CIVIL-i e ftoi gazetarin dhe redaktorin Branko Geroski për t’iu drejtuar publikut. Sipas Geroskit, projekti “Objektivi qytetar” ka potencial të madh për të bërë ndryshime në zhvillimin e gazetarisë maqedonase, e cila për momentin është në nivelin më të ulët në 35 vitet e fundit.

DSCN5024

Më pastaj, të pranishmëve iu drejtua edhe aktori Pero Arsovski, i cili, mes tjerash, foli për rolin pozitiv të CIVIL-it në shoqëri. “CIVIL-i është lloj i organizatës joqeveritare ashtu si unë e mendoj se duhet të jetë një organizatë.” – tha Arsovski.

“Për të folur rreth CIVIL-it, duhet të shkruhet një libër” – tha përfaqësuesi i organizatës joqeveritare “Natyra” nga Likova, Palusi Saliji, i cili kërkoi fjalë për ta ftuar CIVIL-in për të vazhduar me bashkëpunim që daton që nga koha e luftës në vitin 2001.

Gazetarët qytetarë të cilët u angazhuan në projektin “Objektiv qytetar” dërguan më shumë informacione e rrëfime, si pjesëmarrës në garën “Ji gazetar qytetar!”. Një pjesë e madhe e teksteve, fotografive e video-materialeve dëshmojnë për keqpërdorime partiake dhe shtypje në gjithë vendin.

Pas fjalimeve hyrëse filloi ceremonia e ndarjes së çmimeve. Deralla e ndau një nga dy çmimet për vendin e katërt për punimin: “Pse nuk ka CIVIL në Amerikë?”. Autorja Biljana Millanovska  nga Probishtipi, e cila më parë kishte kërkuar të mbetet anonime, megjithatë kishte vendosur të paraqitet para mysafirëve në ngjarje dhe u pajtua të nënshkruhet në fund të punimit, që shkaktoi duartrokitje në sallë. “Videoja është tepër e mirë për të mbetur anonime” – deklaroi Millanovska, para se t’i jepet çmimi.

Çmimi i katërt ishte për tekstin “Peshkopi Agatangell i frymëzuar nga pushteti”. Gazetari qytetar, autori i foto-lajmit, është Dimçe Velevi nga Velesi.

Çmimi i tretë komisioni i CIVIL-it ia ndau Bozhidar Barllakoskit nga Prilepi për foto-ngjarjen “Prilep: Propagandë partiake dhe manipulim me të mitur”.

DSCN5019

Gazetarja qytetare Tanja Kangallova nga Shtipi është fituesja e çmimit të dytë për video-materialin “Nuk kam besim në askënd”. Kangallova, studente e gazetarisë, aplikoi edhe për pozitë si vullnetare në CIVIL, për angazhman në redaksinë e CIVIL Media. Aplikacioni i saj u pranua.

Tanja Kangalova
                                                        Tanja Kangalova

Çmimi i parë CIVIL-i e ndau për video-materialin: “Autobusë-konvojë për unionin e grave të VMRO-DPMNE-së dhe tekstin “Kërcënime partiake në Unionin e Grave të DPMNE-së”, video-kronika që për vetëm pak orë kishte mbi 10.000 vizita në kanalin e CIVIL-it në Youtube-s, si dhe një numër të madh vizitash në ueb-faqen e CIVIL-it. Autorja e kësaj përmbajtjeje vendosi të mbetet anonime.

“Mbeteni parimorë mbi atë që e kemi bërë deri më tani, e ajo është të bëhemi shprehje e vullnetit qytetar të qytetareve e qytetarëve kur kjo u duhet më së shumti.” Me këtë porosi Deralla e përmbyllo pjesën zyrtare të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Objektivi qytetar” dhe i ftoi gazetaret e gazetarët qytetarë të vazhdojnë të dërgojnë video- dhe foto-përmbajtje në kuadër të cikleve garuese të konkursit “Ji gazetar qytetar!”

Marija Tegovska

Fotografitë: Biljana Jordanovska, Sonja Eftovska, Atanas Petrovski

Tags: Civil - Qendra për LiriJi gazetar qytetarObjektivi qytetarvideo- dhe foto-materiale
Next Post

Pse është Uniteti kërcënim për BDI?

Gruevski paralajmëroi pishinë në Shutkë, ku në verë nuk ka as ujë për të pirë!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom