Ekipi i ekspertëve i CIVIL – Qendrës për Liri, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të organizatës, përgatiti analiza të reja dhe të zgjeruara ligjoro-politike për situatën politike, krizën dhe procesin zgjedhor në vend.
Në ekip janë edhe Sasho Ordanovski, profesor universitar dhe analist politik, Aleksandra Joziq-Ilekoviq, eksperte për sistemet zgjedhore dhe ish-zëvendëspresidente e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Kroacisë, si dhe Sandra Gavrillovska, avokate, analizat e të cilëve do të publikohen në ditët e ardhshme.
Në bazë të këtyre analizave, si dhe analizave eskperte dhe rekomandimeve të CIVIL nga periudha e kaluar, organizata do të përpiqet të japë kontributin e saj në drejtim të krijimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe për të kapërcyer krizën politike në Maqedoni.
Analizat dhe rekomandimet, të cilat CIVIL i përgatiti në këtë periudhë, janë pjesë e aktiviteteve të projektit “Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.