Vlera Ejupi nga Lëvizja për Reforma në PDSH , ne debatin “Pluralizmi dhe kriza politike”, që më 2 shkurt u organizua nga Civil – Qendra për Liri, theksoi se sistemi arsimor krijon ushtarë partiakë dhe i shkatërron të rinjtë.
Në debatin morën pjesë 11 udhëheqës apo zyrtarë të lartë të partive politike dhe iniciativave politike që nuk janë pjesë e bisedimeve për tejkalimin e krizës politike, të cilët dy orë diskutonin dhe argumentonin për shkaqet dhe zgjidhjet e mundshme të krizës politike në Maqedoni.
[youtube width=”600″ height=”400″]https://www.youtube.com/watch?v=ebpPL2pl2kk[/youtube]