“Liderët e katër partive të cilat negociojnë, t’i pranojnë propozimet e ndërmjetësit evropian Peter Van Haute, në lidhje me reformat në mediet dhe departiyimin e mediave, servisi qytetar RTVM të behet medie për të gjithë dhe të raportojë në mënyrë të paanshme, partitë t’i heqin duart nga mediat, gazetarët dhe vetë-rregullimi në mediat”, tha Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Në pyetjen e gazetarëve vallë partitë shqiptafre propozuan ndonjë gjë gjatë negociatave për mediat, Selmani u përgjigj se partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë vetëm dekor dhe krah i zgjatur i VMRO DPMNE-së dhe se ata pranojnë çdo gjë që u thuhet.
Shoqata e gazetarëve dhe sindikata kërkojnë që të ndalet përfundimisht kaosi rreth negociatave për mediet. “Është koha për të thënë zëshëm dhe qartë se kush për çfarë angazhohet”. SHGM dhe Sindikata në kumzesën e përbashkët thonë se refuzojnë që të jenë të vënë në pozitë të komentojnë dhe të valorizojnë propozime që u vijnë atyre me ndërmjetësim të spinerëve partiakë. E thërrasin LSDM-në që ta dorëzojnë propozimin e tyre. Në të kundërtën, apelojnë deri te VMRO DPMNE që kjo parti ta paraqesë propozimin e LSDM-së, në emër të transparencës dhe barabarsisë të palëve negociuese.
“Sipas informatave nga mediat, fitohet përshtypja se LSDM-ja kërkon sanksionimin e gazetarëve dhe mediave për mospërfilljen e standardeve profesionale. Të theksojmë se SHGM-ja dhe SPGM-ja janë absolutisht kundër ndërhyrjes në vetërregullimin e medieve, që është subjekt dhe në juridiksion vetëm të profesionit. Ne fuqimisht mbështesim çdo propozim që synon departizimin e trupit rregullator dhe të servisit publik si dhe të respektimit të standardeve të përgjithshme të gazetarisë dhe të etikës në profesion. Konsiderojmë se udhëzimet parimore të prezentuara nga ndërmjetësi Peter Van Haute ishin në atë frymë dhe mu për këtë arsye i mbështesim. Por tani është koha që të shihen amandmanet konkrete që ne si komunitet i medias të mund të japim qëndrimin për ta”, tha Tamara Çausidis, kryetarja e Sindikatës.
Naser Selmani, kryetar i SHGM-së, theksoi se fuqishëm e dënojnë fushatën e zezë të shpifjeve në media kundër ndërmjetësit evropian Piter van Haute në lidhje më propozimet e fundit të LSDM-së për reformën ne media.
Ai vlerëson se kjo sjellje e papërgjegjshme e VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk ndihmon për gjetjen e zgjidhjeve cilësore për reformën në media. Sipas tij, me gënjeshtra dhe imponime të dy partitë politike nuk mund që ta fshehin mosgatishmërinë e tyre për reforma të vërteta në media.
“Riktheksojmë se propozimi më i ri i LSDM, në pjesët më të rëndësishme të tij, dallohet nga propozimi i ndërmjetësit Van Haute. LSDM propozimet e saj të këqija për mediat dëshiron t’ia atribuojë ndërmjetësit. Këto intriga të LSDM dëshmojnë qasjen e saj jo të sinqertë ndaj reformave në media. Kundërshtojmë idenë e LSDM-së që etika në gazetari të rregullohet me ligj. Të dënohen mediat me gjoba të larta për shkeljen e etikës në gazetari, është praktikë jodemokratike. Në vendet e lira, zbatimi i standardeve profesionale rregullohet me sistemin e vetërregullit të mediave”, kumtuan nga ShGM.
Dehran Muratov