Në debatin e djeshëm të CIVIL-it “Pluralizmit dhe kriza politike“, morrën pjesë krerët-udhëheqësit e 11 partive dhe nismave politike që nuk marrin pjesë në negociatat për të zbatuar Marrëveshjen e Përzhinos. BESA, Lëvizja për Reforma në PDSH, DOM, Bashkuar për Maqedoninë, NDM, PPD, PCER, UNITETI, E Majta , partia në formim e boshnjakëve …
Nëse i mblidhni votat e tyre nga ciklet zgjedhore të fundit apo potencialin që tregojnë në tubimet e tyre, do të arrini te një numër, i cili si me shaka i tejkalon të paktën 200,000 vota.
Por, ajo që ata e thanë, nuk kishit mundësi ta shikoni pothuajse në asnjë televizion privat kombëtar (duke përjashtuar TV24 Vesti dhe TV21) e as në servisin publik, RTM. Pavarësisht nga ftesat të përsëritura për mediat dhe faktin se ngjarja shume herë ishte e shpallur publikisht dhe fuqishëm e promovuar nëpër rrjetet sociale.
Me sjelljen e tillë, duke injoruar qëndrimet e partive politike në të cilat janë anëtarësuar dhe për të cilat votojnë qindra mijëra qytetarë – ata që paguajnë për ekzistencën e servisit publik, MRT edhe një herë tregoi se është larg nga arritja e rolit të artikuluesit të interesave dhe pikëpamjeve të të gjithë qytetarëve dhe platformës publike informative që ofron pluralizëm politik. Përkundrazi, MRT-ja, vite me rradhë, është shëndruar në TV Bastilje, e cila vazhdon të jetë e verbër ndaj interesit publik.
Do të kuptonim, nëse takimi ishte për çështje që nuk janë aktuale, akademike … Por udhëheqësit e këtyre 11 partive shprehën pikëpamjet e tyre mbi krizën aktuale politike dhe ekzistimin e kushteve për zgjedhje të lira. Mu në momentet kur këto çështje janë në fokus të interesit të qytetarëve dhe qytetareve në Maqedoni. Duke marrë parasysh këto ngjarje, RTM, si dhe mediat tjera, tregojnë se të gjithë ata janë çdo ditë larg e më larg nga gazetaria, e shumë më afër propagandës lakuriqe.
Për televizionet private kombëtare që zgjedhin për të mos raportuar për ngjarje të tilla, ose për ata që vijnë për të incizuar e pastaj nuk botojnë asgjë, vetëm mund të shprehim keqardhje, ngase i shpenzojnë kot resurset e tyre. Ata që kanë nevojë për një regjistrim të plotë të ngjarjeve të CIVIL-it, për çfarëdo qoftë përdorimi, lirisht mund të kërkojnë atë nga organizata, e cila ka teknike dhe një ekip të shkëlqyeshëm për produksion multimedial. Është për keqardhje që gazetarët dhe kameramanët të maltretohen dhe të zhagiten nëpër qytet, përderisa përpjekjet e tyre mbeten të pabotuara, në kompjuterin e dikujt apo diku në nonjë sirtar, ose shfrytëzohen për lloje tjera të përpunimit të informatave, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me gazetarinë.