CIVIL – Qendra për Liri – më 5 dhjetor 2025 do të mbajë konferencë për shtyp me të cilën zyrtarisht do të fillojë programi nëntëditor “Mbrojtja e demokracisë: Horizontet e lirisë”, i dedikuar forcimit të rezistencës demokratike në kushte të përshkallëzuara të operacioneve hibride, fushatave dezinformuese dhe paqëndrueshmërisë globale. Ngjarja do të mbahet në Qendrën e Burimeve Qytetare, në Shkup, me fillim në orën 11:00, në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Këtë vit Civil-i e zgjeron kornizën e programit “Naviguesi Demokratik 2025 – Java e të Drejtave të Njeriut” me analiza, ngjarje publike, debate dhe raporte që trajtojnë sfidat më aktuale për demokracinë: ndikimet hibride, manipulimin politik, integritetin zgjedhor dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në prag të konferencës, kryetari i Civil-it vë theksin te transformimi dramatik i kontekstit shoqëror-politik:
“Është alarmante që deri para vetëm 5–6 viteve flisnim për promovim dhe edukim, ndërsa sot flasim për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Koha ka ardhur që shoqëritë dhe shtetet demokratike të ndërmarrin hapa urgjentë dhe vendimtarë për t’i dhënë fund imperializmit, agresionit dhe autoritarizmit. Koha është të gjithë sinqerisht të përballemi me përgjegjësinë – pse ishte e mundur të thellohet erozioni i vlerave demokratike dhe kriza e institucioneve, si në vendin tonë, në rajon, ashtu edhe globalisht.”
Në konferencë do të flasin përfaqësues të Civil-it, të cilët do të prezantojnë temat dhe aktivitetet e programit “Horizonte të lirive”, si edhe objektivat kryesore të “Naviguesit Demokratik 2025”.
Ata do të shpjegojnë se si organizata trajton përhapjen në rritje të dezinformimit dhe kërcënimeve hibride dhe çfarë modelet e reja të pjesëmarrjes qytetare janë të nevojshme për demokraci moderne dhe elastike (rezistente).
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet Raportit për Zgjedhjet Parlamentare 2025 dhe rekomandimeve strategjike – të orientuara drejt reformave, transparencës më të madhe dhe forcimit të rezistencës institucionale.
Civil-i i fton organizatat, mediat, përfaqësuesit e institucioneve, subjekteve politike dhe të gjithë qytetarët e interesuar për mbrojtjen e demokracisë të marrin pjesë në ngjarje dhe të kontribuojnë me pyetje dhe komente.
Regjistrimi për pjesëmarrje: info@civil.mk
Organizata kujton se rezistenca demokratike kërkon mobilizim të vazhdueshëm, ndërgjegjësim publik dhe bashkëpunim midis institucioneve, medias dhe sektorit të shoqërisë civile — veçanërisht në kohë të operacioneve hibride të intensifikuara dhe përçarjes së mjedisit mediatik dhe politik.
Ekipi i CIVIL-it për Komunikim


