• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

Zgjedhjet lokale, raundi i parë: CIVIL-i me vlerësim preliminar në ora 21:00

October 19, 2025
in KUMTESA, MONITORIM, ZGJEDHJE
CIVILI filloi monitorimin e zgjedhjeve në ora 6:30 – dita e zgjedhjeve rrjedh e qetë dhe në kohë
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL-i realizoi një monitorim gjithëpërfshirës dhe afatgjatë të zgjedhjeve lokale në raundin e parë më 19 tetor dhe – dy orë pas mbylljes së vendvotimeve – doli me vlerësimin preliminar për ditën e votimit.
Dita e zgjedhjeve filloi qetë dhe me kohë, me vonesa të kufizuara teknike dhe me probleme të izoluara me aparatet e identifikimit të gjurmëve të gishtërinjve në një numër të madh vendndodhjesh në gjithë vendin. Pas orës 15:00 u vërejt intensifikim i aktiviteteve partiake, rritje të raportimeve për transport të organizuar të votuesve, si dhe raste të izoluara të dyshimeve për blerje vote. Sipas vlerësimit preliminar të CIVIL-it, dita e zgjedhjeve në tërësi kaloi në mënyrë të qetë dhe të rregullt, ndërsa votuesit patën mundësi ta shprehnin lirshëm vullnetin e tyre.

Megjithatë, dita e zgjedhjeve ishte e mbushur me raportime për një sërë mangësish, parregullsish dhe dobësish të cilat vërehen edhe në shumë procese të mëparshme zgjedhore.

Gjetjet kryesore të monitorimit:

Mangësi teknike dhe organizative

Vonesa dhe probleme teknike
CIVIL-i evidentoi vonesa në hapjen e vendvotimeve dhe probleme me pajisjet e identifikimit biometrik në disa komuna – të paktën pesë komuna patën vonesa në hapje, ndërsa problemet teknike me pajisjet u regjistruan pothuajse në të gjithë vendin, përfshirë Manastirin, Kavadarin, Kërçovën, Shuto Orizarën, Aerodromin, Sarajin, Prilepin, Tetovën, Çairin, Butelin, Kisella Vodën, Qendrën dhe komuna tjera.

Qasja në vendvotime
CIVIL-i reagoi ashpër ndaj mossuksesit të administratës zgjedhore për t’i bërë të aksesueshme të gjitha vendvotimet. Është e pakuptueshme pse disa vendvotime janë vendosur në katet e sipërme të objekteve ku ka hapësira të lira edhe në katin përdhes.

Shkelje të heshtjes zgjedhore 

Shkelja e heshtjes zgjedhore ishte aq e gjerë, saqë linte përshtypjen se nuk ekziston ndalim ligjor për propagandë zgjedhore. Në rrjetet sociale, në disa media online, por edhe në terren, funksionarë partiakë, kandidatë dhe aktivistë vazhduan fushatën edhe gjatë heshtjes, e cila ligjërisht filloi të premten në mesnatë.

Presione ndaj votuesve

Përveç propagandës, disa aktorë politikë ushtronin presione të drejtpërdrejta ndaj votuesve. Ekipi i CIVIL-it siguroi mesazhe që u dërgoheshin “atyre që presin punësim”, me kërkesë që secili të deklaronte mbështetjen për kandidatët e partisë. Transport i organizuar dhe presione u regjistruan veçanërisht pas orës 15:00, pothuajse në të gjitha komunat e mëdha.

Blerja e votës

CIVIL-i regjistroi të paktën një rast me indikacione serioze për blerje votash në komunën Gazi Babë. Organizata do ta hetojë këtë rast më në detaje dhe do të dalë me raport përfundimtar. Ministria e Brendshme arrestoi dy persona në Prilep nën dyshimin për blerje votash. CIVIL-i mori raportime qytetare për raste të tjera në disa lokacione, por nuk ishte në gjendje të verifikonte plotësisht saktësinë e tyre.

Pengim i punës së vëzhguesve dhe gazetarëve

CIVIL-i protestoi ashpër ndaj pengimit të punës së vëzhguesve të tij në disa raste, përfshirë Shkupin, Kërçovën, Shtipin dhe Tetovën. Edhe pse shumica e këshillave zgjedhore punonin me përgjegjësi, këto raste tregojnë mungesë përgatitjeje afatgjatë ose pengim të qëllimshëm të monitorimit qytetar. U regjistruan pengesa edhe ndaj disa ekipeve gazetare.

Lista zgjedhore

Cilësia e Listës Zgjedhore përsëri u vu në pikëpyetje pas disa raportimeve për persona të vdekur të cilët vazhdojnë të figurojnë si votues. CIVIL-i evidentoi shtatë raste të tilla.

Vlerësimi i integritetit zgjedhor deri në ora 19:00

Gjetjet e CIVIL-it tregojnë se, pavarësisht rrjedhës së qëndrueshme të ditës së votimit, praktikat klienteliste, politizimi i administratës zgjedhore dhe mosndëshkueshmëria e parregullsive mbeten sfidë sistemike për integritetin e zgjedhjeve.

Në nivel kombëtar, votimi u zhvillua pa ndërprerje sistemike, me parregullsi lokale, probleme teknike dhe raste më serioze, përfshirë blerjen e votës.
Institucionet funksionuan brenda kompetencave ligjore, por mbetet e qartë se “mangësitë kritike” të përsëritura kërkojnë zgjidhje serioze.

Para mbylljes së votimit, CIVIL-i publikoi rekomandim dhe material edukativ për këshillat e vendvotimeve që të respektojnë me rigorozitet udhëzimet për vlefshmërinë e fletëvotimeve (“vlefshme është çdo fletëvotim nga i cili pa mëdyshje mund të kuptohet vullneti i votuesit”), bazuar në përvojat e proceseve të mëparshme.

CIVIL-i thekson se integriteti zgjedhor nuk matet vetëm me ditën e votimit, por me tërë kontekstin – nga transparenca institucionale, profesionalizmi i mediave dhe mundësitë e barabarta të kandidatëve, deri te besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor.

CIVIL-i do të vazhdojë monitorimin dhe analizën e numërimit të votave, publikimin e rezultateve dhe çfarëdo aktiviteti paszgjedhor të aktorëve politikë. Vlerësimi përfundimtar dhe rekomandimet do të prezantohen pas përmbylljes së të gjitha aktiviteteve të lidhura me raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Ekipi i Monitorimit i CIVIL-it

Next Post
NAVIGUESI DEMOKRATIK sot në Tetovë: Nga zërat lokalë drejt ardhmërisë së përbashkët

NAVIGUESI DEMOKRATIK sot në Tetovë: Nga zërat lokalë drejt ardhmërisë së përbashkët

NAVIGUESI DEMOKRATIK NË TETOVË: Nga zërat lokalë drejt ardhmërisë së përbashkët

NAVIGUESI DEMOKRATIK NË TETOVË: Nga zërat lokalë drejt ardhmërisë së përbashkët

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom