• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LUFTA NË UKRAINË

(VIDEO) Ganiu: “Të mos harrojmë, të mos qëndrojmë indiferentë, të jemi gjithmonë zëri i paqes dhe i ndërgjegjes”

May 21, 2025
in BALLINA, DEKLARATA, LAJME, LUFTA NË UKRAINË
(VIDEO) Ganiu: “Të mos harrojmë, të mos qëndrojmë indiferentë, të jemi gjithmonë zëri i paqes dhe i ndërgjegjes”

Parku "Ukraina", komuna Çair/ zbulimi i skulpturës "“Kujtim i hidhur i fëmijërisë” Foto/CIVIL

Share on FacebookShare on Twitter

Në komunën Çair, në hapësirën e parkut “Ukraina”, sot u zbulua skulptura “Kujtim i hidhur i fëmijërisë”, kushtuar viktimave të Hollodomorit në Ukrainë.

Ngjarjen e hapi kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu, ndërsa e pranishme ishte edhe Ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Larisa Dir.

“Është nder dhe përgjegjësi për mua, si kryetar i komunës së Çairit, që sot të flas në këtë ceremoni domethënëse, një ngjarje që nuk ka vetëm karakter përkujtimor, por edhe të vlefshëm. Vendosja e skulpturës “Kujtim i hidhur i fëmijërisë”, në parkun “Ukraina”, është një akt i thellë, simbolik, që i tejkalon kufijtë kombëtarë. Ajo na kujton se fëmijët, të pafajshmit, më të brishtët e çdo shoqërie, kanë qenë, dhe për fat të keq, vazhdojnë të jenë viktima të konflikteve, dhunës dhe urisë në shumë pjesë të botës. “, tha Ganiu.

“Kjo vepër artistike, vjen si një kujtesë e heshtur për tragjedinë e “Hollodomorit”- Urisë, të viteve 1932-33 në Ukrainë, që mori milionë jetë, duke i përfshirë edhe më të pambrojturit- fëmijët. Kjo vepër përfaqëson jo vetëm dhimbjen historike të popullit Ukrainas, por edhe forcën e kujtesës. Si Komunë e Çairit, hapësirë e përbashkët ku jetojnë komunitete të ndryshme, në harmoni dhe respekt të ndërsjellë, ne kemi obligim moral të qëndrojmë krah nismave që mbrojnë paqen, lirinë dhe kujtimin e viktimave të çdo padrejtësie historike.

Parku “Ukraina”, që mëshiron një miqësi të sinqertë të popujve tanë, dhe me këtë skulpturë që e vendosim sot, ne e pasurojmë këtë park, me një dimension të ri, të solidaritetit dhe reflektimit të thellë. Krizat humanitare dhe urrejtja, ende gjejnë vend- e kjo ngjarje është një thirrje e qartë: Të mos harrojmë.”

Ganiu e mbaroi fjalimin e tij me mesazh të fuqishëm për viktimat e Hollodomorit në Ukrainë : “Të mos harrojmë, të mos qëndrojmë indiferentë, të jemi gjithmonë zëri i paqes dhe i ndërgjegjes.”.

D. T.

Kamera dhe montazhi: Arian Mehmeti

Foto- CIVIL

Next Post
RIMENDO (RETHINK): Ndrysho perspektivën, ruaje planetin

RIMENDO (RETHINK): Ndrysho perspektivën, ruaje planetin

Filloi Java e Ekonomisë Qarkulluese 2025 në Ballkanin Perëndimor: CIVIL-i me nismë të titulluar “Më jepni pesë për ardhmëri më të mirë!”

Filloi Java e Ekonomisë Qarkulluese 2025 në Ballkanin Perëndimor: CIVIL-i me nismë të titulluar “Më jepni pesë për ardhmëri më të mirë!”

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom