• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home

Tirana mikpret “Paradën e Shqiptarëve” në Ditën e Pavarësisë, mbi 10 mijë ‘delegatë’ nga trevat shqiptare në Bulevard

November 28, 2024
in LAJME, RAJON
Tirana mikpret “Paradën e Shqiptarëve” në Ditën e Pavarësisë, mbi 10 mijë ‘delegatë’ nga trevat shqiptare në Bulevard
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të vendit, Tirana u bë sërish qendra e bashkimit kombëtar, duke mirëpritur për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve., raporton Top Chanel. 

Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Erion Veliaj, dhe në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare” (Albanian Roots – Nju Jork), kjo ngjarje festive mblodhi kryetarë, nënkryetarë dhe këshilltarë komunalë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe përfaqësues nga komunat arbëreshe.

Parada u hap me një moment emocionues, recitimin e poezisë së Gjergj Fishtës “Shqypnia e lirë,” sjellë mjeshtërisht nga aktori i njohur Reshat Arbana. Atmosfera festive u pasurua nga pjesëmarrësit që paraqitën trashëgiminë e tyre kulturore përmes këngëve popullore, instrumenteve tradicionale dhe kostumeve karakteristike nga të gjitha trevat shqiptare.
Ky aktivitet synon jo vetëm promovimin e trashëgimisë kulturore, por edhe edukimin dhe rrjetëzimin e brezave të rinj, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare.

Parada e Shqiptarëve ka një ndikim të rëndësishëm në turizmin dhe ekonominë e vendit. Fluksi i pjesëmarrësve nga brenda dhe jashtë kufijve, si dhe vizitorët e huaj tërhequr nga kjo ngjarje, krijuan një atmosferë të gjallë në Tiranë.

Hotelet, bujtinat dhe restorantet përfituan nga rritja e kërkesës për shërbime, duke prezantuar mikpritjen tradicionale shqiptare dhe duke nxitur ekonominë lokale. Kjo paradë është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë si një destinacion unik kulturor në rajon. “Parada e Shqiptarëve” vijon të jetë një simbol i bashkimit dhe krenarisë për të gjithë shqiptarët, duke treguar se Tirana mbetet zemra e aktivitetit kombëtar dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta.

Next Post
CIVIL-i me dënim për djegien e flamujve dhe përfitimin politik: Kërkesë për mbrojtje të menjëhershme të të rinjve nga retorika e urrejtjes

CIVIL-i me dënim për djegien e flamujve dhe përfitimin politik: Kërkesë për mbrojtje të menjëhershme të të rinjve nga retorika e urrejtjes

TANI ËSHTË ZYRTARE: Konferenca Ndërkombëtare " Mbrojtja e Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut" në Shkup është pjesë e programit të Javës së të drejtave të njeriut – nismë e Qeverisë së Rhine-Westphalia e Veriut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom