• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BOTA

Meloni thotë se është kërcënuar me vdekje nga trafikantët, për shkak të marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

October 31, 2024
in BALLINA, BOTA, LAJME
Meloni thotë se është kërcënuar me vdekje nga trafikantët, për shkak të marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka bërë të ditur për herë të parë se është kërcënuar me vdekje nga trafikantët për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë për pritjen e emigrantëve.

Duke folur mbi klimën e tensionuar të krijuar rreth marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku gjyqësori italian ka dalë kundër kësaj marrëveshjeje, Meloni tha se vendimi i gjykatës së Bolonjës është një fletushkë propagandistike.

“Argumentet me të cilat gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të moszbatuar një ligj tjetër italian e kanë shumë njerëz, gjë e cila ishte më shumë një fletëpalosjeje propagandistike sesa një akt gjyqësor. Pastaj argumenti me “Gjermanisë naziste” ishte argument ligjor propagandistik dhe më i dobëti”, deklaroi Meloni për Rai1.

Ajo theksoi më tej se “do të bëj gjithçka që të funksionojë”. Meloni se strategjia e qeverisë italiane po funksionon dhe se zbarkimet e emigrantëve nga vendet e treta po pakësohen.

“Nëse vazhdojmë kështu, do të jem unë ajo që do të them se Italia nuk është vend i sigurt. Kur e themi këtë për Bangladeshin, flasim për 180 milionë banorë. Strategjia e qeverisë po funksionon sepse zbarkimet e emigrantëve po pakësohen dhe po tregojmë se mund t’i japim fund këtij fenomeni”, u shpreh Meloni.

Kryeministrja italiane shtoi se të gjitha kundërvëniet janë për të bllokuar marrëveshjen me Shqipërinë. Meloni tha se për këtë marrëveshje ka marrë edhe kërcënime me vdekje nga trafikantët e qenieve njerëzore.

“Jam e bindur se e gjitha kjo po bëhet për të bllokuar marrëveshjen me Shqipërinë. Të gjithë e kuptojnë se marrëveshja është çelësi për të bllokuar emigracionin e parregullt. Nëse kontrabandistët gjenden jashtë kufijve evropianë, kjo është pengesa më e madhe që mundemi t’u krijojmë atyre. Dua të them këtu se në fakt, është hera e parë që trafikantët e qenieve njerëzore më kanë kërcënuar me vdekje”, vijoi Meloni.

Next Post
Shkupi dhe Sofja kanë rënë dakord për parametrat teknikë të korridorit 8 hekurudhor

Shkupi dhe Sofja kanë rënë dakord për parametrat teknikë të korridorit 8 hekurudhor

Ritet fetare mund të kryhen në Ushtrinë e Maqedonisë, dritë jeshile nga Gjykata Kushtetuese

Ritet fetare mund të kryhen në Ushtrinë e Maqedonisë, dritë jeshile nga Gjykata Kushtetuese

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom