Daniel Serwer, profesori amerikan në Universitetin “Johns Hopkins”, si një nga njohësit më të dalluar të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, i ka mbështetur shqetësimet e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sa i përket veprimeve diskriminuese që qeveria e Hristjan Mikcovskit është duke i bërë ndaj shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
Më 27 tetor, Ahmeti u dërgoi letër liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe zyrtarëve më të lartë evropianë dhe amerikanë, duke shprehur shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.
Tekstin e plotë lexojeni këtu.