Shpenzimet ushtarake globale në vitin 2023 kapën shifrën 2443 miliardë. Nuk janë armatosur vetëm superfuqitë. Të gjitha vendet po investojnë për furnizime lufte dhe armë gjithnjë e më të sofistikuara, të kërkuara nga “rendi aktual global”. Atje ku, pas Ukrainës dhe Lindjes së Mesme, konfliktet janë bërë një opsion politik
Videoja e Forcave Ajrore izraelite, e publikuar në X, tregon avionët bombardues që në 27 shtator varrosën përgjithmonë kreun e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në qendrën e tij në Beirut. Tetë F-15, të cilët u ngritën me bomba të paktën 16 mijë kilogramëshe. Nën barkun e avionit mund të shihet edhe amerikania Blue-109, një pajisje anti-bunker me telekomandë që depërton në vendstrehimet e betonit përpara se të shpërthejë me pasoja të tmerrshme.
Në maj Shtëpia e Bardhë kishte bllokuar dërgesën në Izrael, por me sa duket kishte mbetur ende diçka në arsenalet e furnizimeve të mëparshme amerikane. Eshtë vetëm një pjesë e enigmës, e cila demonstron lëvizjen e ethshme të armëve për luftën në Lindjen e Mesme.
Gara e armatimeve e shkaktuar nga konfliktet që na rrethojnë, nga Izraeli në Ukrainë dhe çfarë mund të shpërthejë në Lindjen e Largët, është përshpejtuar në mënyrë të paprecedentë. Në vitin 2023, shpenzimet ushtarake globale arritën një kulm prej 2,433 miliardë dollarësh, sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI). Rritja më e fortë në 14 vitet e fundit, ku për herë të parë që nga viti 2009, regjistron një rritje në të pesë makrorajonet e globit, nga Afrika në Azi.
“Të gjithë po armatosen jo për të bërë, por për të shmangur Luftën e Tretë Botërore”, vëren Gianandrea Gaiani, drejtor i Analizës së Mbrojtjes. “Problemi është se rritja e prodhimit të armatimeve kërkon investime të larta dhe personel të specializuar. Dhe nevojitet një planifikim shumëvjeçar. A jemi të sigurt se mund të gjenden burimet?”.
Pjesa e luanit shkon gjithmonë për Shtetet e Bashkuara, me shpenzime prej 916 miliardë dollarësh, të ndjekura nga Kina dhe Rusia. Evropa, e alarmuar nga konflikti ukrainas.
“Çështja më e mprehtë ka të bëjë me kohën”, vëren sërish Gaiani. “Nëse porositni tanke sot, do t’i keni pas dhjetë vjetësh. A do të ketë ende nevojë për të luftuar rusët?” Muri i Donbasit rrezikon të jetë më i lartë se ai i Berlinit, por një faktor tjetër është “nxitimi për riarmatim”.
“Përfiton industria amerikane, e cila ka aftësinë të prodhojë çdo gjë shpejt dhe më pas t’i shesë armët në Evropë. Nëse Kontinenti i Vjetër po grumbullon avionë luftarakë F-35 dhe F-16, ku është mbrojtja e BE-së?”.
Dokumenti programatik shumëvjeçar 2024-2026» parashikon pesë F-35 për Marinën, të cilat i shtohen 19-ve tashmë në blerje. Forcat Ajrore do të marrin 24 avionë luftarakë Eurofighter Typhoon (7.4 miliardë euro) duke filluar nga ky vit. Megjithatë, sfida për t’u fituar është programi për luftëtarin e gjeneratës së gjashtë (Global Combat Air Programme), që dikur quhej Tempest. 7.7 miliardë do të shpenzohen për kërkimin dhe zhvillimin. Marina do të marrë dy Fremm Evos, anije luftarake futuriste (1.5 miliardë) dhe anijen Olterra për operacione speciale nënujore.
Pavarësisht përpjekjeve, BE ndodhet ende prapa objektivit prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për Mbrojtjen, të arritur në vitin 2014 nga amerikanët, ndryshe nga 23 vendet aleate që duhet të respektojnë angazhimin këtë vit. “Nëse në NATO duhet të arrish 2 për qind të PBB-së dhe për Bashkimin Europian nuk mund të kalosh një deficit prej 3 për qind, është e qartë se të dy kriteret janë në kontrast”, vëren Stefano Pontecorvo, president i Leonardo. “Një pjesë e zgjidhjes është zbritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga pragu i BE-së. Dhe të paktën financimi i investimeve në kërkime në këtë fushë me eurobono”.
Polonia, e cila në vitin 2025 do të shpenzojë 43 miliardë euro për mbrojtjen, duke arritur në 4.7 për qind të PBB-së, po bëhet Prusia e Evropës. Jo vetëm kaq: presidenti, Andrzej Duda, zbuloi se janë duke u zhvilluar negociata me Uashingtonin për të instaluar armë bërthamore amerikane në territorin polak. 12 gushtin e kaluar u firmos kontrata për prodhimin e 48 baterive për raketat Patriot në uzinën Stalowa Wola.
Nuk është rastësi që ambasadori amerikan në Varshavë është Mark Brzezinski, djali i Zbignevit, këshilltar për sigurinë kombëtare me origjinë polake, i cili me Presidentin Jimmy Carter ishte një nga arkitektët e rënies së BRSS. Më 13 gusht, u njoftua blerja e 96 helikopterëve sulmues Apache për 10 miliardë dollarë. Polonia ka porositur nga Koreja e Jugut 48 avionë luftarakë të lehtë, 280 raketa-hedhës K239 Chunmoo në terren, 600 avionë vetëlëvizës K9 Thunder 155 mm dhe një mijë tanke K2.
Në Gjermani, debati për vendosjen e raketave të reja amerikane Tomahawk nga viti 2026 është i ashpër. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kishte rënë dakord në mënyrë diskrete me Presidentin Joe Biden në korrik, por opozita e ekstremit të djathtë (AfD) dhe të majtë (BSW), e cila po rritet, është kundër.
Tim Thies i Institutit për Kërkimin e Politikave të Paqes dhe Sigurisë në Hamburg nuk ka asnjë dyshim: “Ne po shkojmë drejt një gare të re dhe të rëndë armatimesh”.
Gjermania është tashmë ndër pesë eksportuesit kryesorë të mbrojtjes në botë pas Shteteve të Bashkuara, Francës, Rusisë dhe Kinës. Lufta në Evropë ka nxitur në mënyrë të pashmangshme riarmatimin: shpenzimet ushtarake u rritën në 39 nga 43 shtetet e kontinentit në vitin 2023. Kulmi u arrit nga Ukraina, kryesisht me paratë perëndimore (+51 përqind) dhe nga Rusia (+24). Më 27 shtator, qeveria e Kievit paraqiti një projekt-ligj për të ndarë 60 për qind të buxhetit të vitit 2025 për sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë (48.3 miliardë euro, por do të jenë 12 miliardë neto nga ndihma aleate).
Rusia dëshiron të investojë 30 për qind më shumë në mbrojtje (130 miliardë euro) dhe sapo ka thirrur 133 mijë burra për rekrutimin e vjeshtës. Vladimir Putin shpalli doktrinën e re bërthamore më 27 shtator: “Agresioni kundër Rusisë nga çdo shtet jo-bërthamor, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një shteti bërthamor, do të konsiderohet një sulm i përbashkët (…), i cili do të krijonte qartë kushtet për Rusinë për të kaluar në përdorimin e armëve bërthamore”.
Burimi: