• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Serbia po sillet me shtetet e Ballkanit sikur Rusia me fqinjtë e saj

October 7, 2024
in AKSION, ANALIZË, BALLINA, Opinion, POLITIKË, RAJON
Serbia po sillet me shtetet e Ballkanit sikur Rusia me fqinjtë e saj
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Enver Hoxhaj

Paqja ishte normë dhe lufta u pa si një lajthitje për një kohë të gjatë në Evropë. Me luftën në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, lufta është bërë mjerisht e pashmangshme në kohën tonë! Një kohë kemi besuar në pabesuëshmërinë e luftës, sot mjerisht mund të flitet për pashmangshmërinë e saj! Kjo tregon për kohën në të cilën jetojmë, që është jo vetëm e pasigurtë dhe e trubullt, por tërësisht e paparashikueshme! Kjo sot, është e qartë sapo të lexojmë lajme për sulmet e padrejta të Iranit kundër Izraelit, për luftën në Gaza, por edhe për luftën në Ukrainë.

Një gjë është e duhur dhe e drejtë: që lufta në Ukrainë e rizgjoi gjeopolitikisht Perëndimin, duke u shndrruar në një mbështetje politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike! Kam pritur edhe më shumë mbështetje perëndimore për Ukrainën, gjë që shpresoj ta shoh pas zgjedhjeve në ShBA, të cilat do të nxjerrin një Amerikë më të fortë pas pak javësh! Këtë e pres edhe me Komisionin e ri Evropian, por edhe me një Gjermani më të fortë vitin e ardhshëm, pas zgjedhjeve atje!

Por, një gjë është e rrezikshme: që lufta në Ukrainë u përdor edhe për rizgjimin e ambicieve hegjemoniste në Ballkan! Problemi më i madh që ka rajoni është hegjemonia serbe dhe kërcënimet ndaj Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes e Hercegovinës. Serbia vazhdon të ndjekë ambiciet hegjemoniste në Ballkan, duke sfiduar sovranitetin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosjnes përmes ndërhyrjeve politike, përpjekjeve destabilizuese, luftës hibride dhe mbështetjes për grupet radikale dhe kriminale në këto vende. Grupet kriminale dhe paramilitare ishin ato që synuan që të bënin puç kundër qeverisë malazeze, ngjashëm me agresionin në Banjskë vitin e kaluar më mbështetje të shumëfisht të Serbisë. Një problem tjetër që është i ndërlidhur me të parin, është  politika perëndimore e përkdheljes së Serbisë.

Qasja e Perëndimit, shpesh duke favorizuar zbutjen e Serbisë, nuk arrin të përballet me këto veprime destabilizuese. Kjo politikë inkurajon sjelljen agresive të Serbisë duke minuar sovranitetin e fituar me vështirësi të Kosovës, por edhe atë të Malit të Zi dhe të Bosnjes! Perëndimi ka ndërtuar një rend evropian në Ballkan me hartën e shteteve të pavaruara, ku Mali i Zi në 2006 dhe Kosova në 2008 ishin të fundit, duke ndjekuar një politikë të parimeve dhe të vijave të kuqe! Ku janë sot vijat e kuqe të perëndimit për Serbinë?

Një çështje tjetër që e kemi në Ballkan është politika e status-quo, e cila çon në degradim politik e asesi në përparim. Kjo ka të bëjë me ndikimin që ka mosveprimi i BE-së dhe NATO-s: Mungesa e zgjerimit konkret të BE-së dhe mungesa e anëtarësimit në NATO për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit kanë krijuar një vakum sigurie. Kjo ka lejuar fuqitë e jashtme si Rusia të ushtrojnë ndikim dhe të destabilizojnë më tej rajonin, e cila sot është më e madhe se sa është menduar kur ka filluar lufta në Ukrainë.

Sot, Serbia sillet në Ballkan ndaj fqinjëve të tyre njëjtë sikurse Rusia, me të vetmin dallim që Serbia është sa bastion i ndikimit rus, po aq zgjatje e Rusisë në rajon! Meqë ndërhyrja ruse në Ballkan, duke përdorur Serbinë si një përfaqësues, mbetet një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë, duke promovuar narrativat antiperëndimore dhe duke nxitur tensionet etnike, këtë çështje mund adresohen permes nje politike të strukturuara! Një politikë e tillë duhet të jëtë një vazhdimësi e forcimit të shtetësisë së Kosovës përmes njohjes së plotë ndërkombëtare dhe anëtarësimit në NATO, te cilat thelbësor për ruajtjen e sigurisë rajonale dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve të jashtme, veçanërisht në dritën e sfidave të sigurisë në zhvillim të Evropës. Për forcim të shtetësisë kanë nevojë edhe vet Mali i Zi, Bosnia e Hercegovina dhe Maqedonia Veriore!

Meqë integrimi evropian i ngecur dhe Kosova përballet me mungesë të përparimit thelbësor në integrimin në BE dhe reformat e tjera kyçe të ngecura, po ndodhë një zhgënjim gjithnjë më i madh politik, stagnim ekonomik edhe më i dukshëm dhe migrim gjithnjë më masiv i rinisë drejt BE-së, por edhe vendeve tjera perëndimore! Agresioni rus ndaj Ukrainës ka ekspozuar dobësitë në arkitekturën e sigurisë së Evropës, por BE sot ka nevojë ta vë edhe më shumë si prioritet dhe domosdoshëri për një integrim më të madh të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE për të parandaluar agresione të ngjashme.

Për Kosovën dhe për shtetet tjera, bashkëpunimi dhe qëndrueshëmria rajonale janë të rëndësishme. Është një nevojë urgjente për një bashkëpunim më të madh rajonal dhe ndërtim të qëndrueshmërisë midis shteteve pro-Ballkanit Perëndimor për t’iu kundërvënë këtyre forcave destabilizuese dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe stabilitetin e rajonit! Për Kosovën është me rëndësi që ta marrim jo vetëm përkrahjen e perëndimit, gjë që është jetike, por edhe mbështetjen publike të popujve në rajon, për karakterin dhe natyrën e shtetësisë së Kosovës, për integritetin territorial, sovranitetin, demokracinë dhe natyrën multietnike dhe unitare të Kosovës.

Autori i këtij opinioni të publikuar në Gazetën Express është Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ish-ministër i jashtëm i Kosovës dhe autor i librit “Përplasja e madhe – Si po e lufton Rusia, Kosovën dhe Ballkani”. Ky tekst është fjalimi i tij në Konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë, në gjeopolitikën evropiane”, e organizuar nga Instituti Octopus, më datë 2 tetor 2024.

Next Post
Protestë pa fjalime, Noka mbledh në zyrë drejtuesit e PD për skenarin. Policia nxjerr në terren 1200 efektivë

Protestë pa fjalime, Noka mbledh në zyrë drejtuesit e PD për skenarin. Policia nxjerr në terren 1200 efektivë

Protestat në Shqipëri: Policia arrestoi dy deputetë të opozitës

Protestat në Shqipëri: Policia arrestoi dy deputetë të opozitës

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom