Shumica e profesorëve, me disa përjashtime, ngurojnë të përfaqësojnë një model shoqëror, nuk kanë dëshirë për famë, ndërkohë që duket se qëllimisht e ruajne anonimitetin e tyre, në mënyrë që të jenë në zonë komforti, pa ndonjë intereaksion me boten e jashtme. Kjo apati akomodimi në një zonë anonimati duket se e ka bërë të paqenë rolin e tyre si modele të fisme në shoqëri, përkundër modeleve të vrazhda të reduktuara vetëm në dimensionin material.
Shkruan: Lorik Idrizi
Universi human gjithnjë e ka pasur nevojë që të ketë si konstruksion shoqëror një model apo një rrugëtim për të ndjekur, një jehonë suksesi, që përshkon botën, ndërsa të tjerët e ndjekin. Në kohët më të lashta janë ndjekur perandorët, luftëtarët epik, ndërsa më pas, në shekujt e kaluar shpikësit e mëdhenj. Gjatë gjithë kësaj periudhe si transversale e gjithë këtyreve modele njerëzore ka dominuar fryma e atyre që kanë kultivuar dijen dhe urtësinë. Në këtë periudhë të informacionit me tepri dhe konsumit të madh të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, në të gjithë globin ka një zhvendosje të modelit shoqëror, por megjithatë në vendet me kuptime më të thella për dijen dhe përgjegjësinë shoqërore esenca po ruhet.
Në Ballkanin Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut me disa përjashtime ndodh e kundërta, modeli shoqëror është zhvendosur skajshëm dhe gati është zhbërë tërësisht. Modeli shoqëror në Maqedoninë e Veriut është reduktuar vetëm në dimesionin e vrazhdë material, të famës së shpejtë, që shpesh ka lidhjet e saj me korrupsionin.
Mbetet shumë e rëndësishme që ky model i ngritur shoqëror të dekonspirohet te të rinjtë, duke shpjeguar se situatat e zymta që janë krijuar vijnë pikërisht nga korrupsioni dhe modelet e gabuara. Ky model luftohet duke ofruar një model të ri shoqëror, i cili do të ishte bazuar në vlera dhe në arritje konkrete nga të rinjtë. Kjo mund të arrihet duke shpjeguar rrënjët e këtij modeli shkatërrues në shoqëri. Një dimension shumë i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë zhvendosje të modelit shoqëror padyshim është edhe cilësia e ulët në arsim, të cilën e vërtetojnë edhe rezultatet e katër cikleve të fundit të testimeve PISA.
Në një konferencë për shkrim-leximin mediatik dhe edukimin të orgnaizuar nga State Departamenti Amerikan në bashkëpunim me organizatën “DCN” në një takim me profesorin finlandez Tapio Varis, ekspert i mediave dhe edukimit, në bisedat me kolegët pjesëmarrës mësuam se profesori nuk ishte vetëm “yll” i konferencave te mendimit elitar dhe i paneleve akademike por edhe një “superstar”, që ishte në garë me yjet e sportit dhe të muzikës nëpër Europë, gjë që nuk ndodh këtu tek ne. Këtu shumica e profesorëve, me disa përjashtime, ngurojnë të përfaqësojnë një model shoqëror, nuk kanë dëshirë për famë, ndërkohë që duket se qëllimisht e ruajne anonimitetin e tyre me fanatizëm, në mënyrë që të jenë në zonë komforti, pa ndonjë intereaksion me boten e jashtme. Kjo apati akomodimi në një zonë anonimati duket se e ka bërë të paqenë rolin e tyre si modele të fisme në shoqëri.
Roli i profesorit dhe reflektimi i këtij modeli në shoqerinë tonë është zbehur dukshëm, edhe nga prizimi konvencional, por sidomos në kontekstin e aktualitetit, ku modeli shoqëror përveç vlerave duhet t’i ketë edhe dimensionet tjera që do e mundësonin ta luftojë modelin e kundërt shoqëror, që nuk i paraqet ato vlera dhe është i reduktuar në aspketet e vrazhda materiale.
Duke i parë këto rethana shohim se modeli i gabuar shoqëror e ka pasur hapësiren e gatshme për ta pushtuar, sepse ndryshe do ishte nëse kjo hapësire do të ishte konkurruese nga një bote akademike më e zëshme, me më shumë interaskion me botën e jashtme, ku të rinjtë përveç dinjitetit dhe legjitimtetit shoqërorër do të kishin këto modele edhe për ambiciet ekonomike.
Në këtë kontekst ngelet shumë e rëndësishme të arrihet një sinergji mes dekonspirimit të modelit të gabuar shoqëror dhe ofrimit të një modelit të vlerave, i cili do jetë edhe atrakitv për të rinjtë, sepse nuk mund t’i gjykojmë përherë studentët dhe të rinjtë se kanë një model të gabuar shoqëror pa mos iu ofruar nje model ‘’cool’, që paraqet vlerë dhe që përkon me ambiciet ekonomike që një i ri mund t’i ketë, sepse të rinjtë gjithnje perveç vlerave do të duan të jenë të suksessheshëm, të bëjnë një punë që do u sjellë përftime financiare, gjithnjë duke bërë një punë me vlera dhe dinjitet.
Burimi: KDP