• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Reagime nga partitë shqiptare për kërkesën e Mickoskit që mjetet për Koridorin 8 të shkojnë në Qytetin e Shkupit

August 21, 2024
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Reagime nga partitë shqiptare për kërkesën e Mickoskit që mjetet për Koridorin 8 të shkojnë në Qytetin e Shkupit
Share on FacebookShare on Twitter

Pas reagimit të Elmi Azirit nga Aleanca për Shqiptarët për kërkesën e Mickoskit që parat për Koridorin 8 të shkojnë në Qytetin e Shkupit, Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu nëpërmjet një kumtese e “konsideron të papranueshëm dhe të parealizueshëm propozimin e qeverisë monoetike që problemet me qytetin e Shkupit të zgjedhen në kurriz të shqiptarëve, edhe atë duke e ndaluar ndërtimin e bulevardit Hasan Prishtina në rrugën për Kosovë si dhe nyjen tek semaforët në rrugën “Slovenia”, që gjithashtu e lidh Çairin me rrugën për Kosovë”, thuhet në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në pyetjen e dërguar deri te Aleanca për Shqiptarët në lidhje me këtë çështje na kthyen këtë përgjigje:

“Është demonstrim praktik i politikës antishqiptare të VMRO-së që ishte e paraljmëruar që para zgjedhjeve e që u dëshmua pas zgjedhjeve me formimin e qeverisë me grupe politike pa legjitimitetin e shqiptarëve frytet e të cilës po i shofim çdo ditë!

Duke filluar që nga ndarja e resorëve ku shqiptarët realisht janë vetë me dy ministri, duke i përjashtu nga ministritë kyçe, përfaqësim më të dobët nuk kemi pas që nga pavarsia e deri më tani!
Pra, po na ndodh ajo që ishte paralajmëruar më herët deshqiptarizimi i institucioneve, mos investimi në viset e banuara me shqiptarë, bllokimi i shqiptarëve në rrjedhat ekonomike dhe në sistemin ekonomik në përgjithsi!”

Më herët Elmi Aziri nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët – pjesë e Frontit Europian, ka dalë me reagim pas zhvillimeve të takimit mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetetit të Shkupit, Danella Arsovska.

“Me ribalancin e buxhetit para pak ditësh mjetet për koridorin 8 u shkurtuan për 11 miljard denarë, nga 15 në 4 miljard denar!

Mjetet për spiatalin e Kërçovës u shkurtuan nga 50,1 miljon në 1,7 miljon denarë!
Dje Kryeministri i vendit i propozon Danella Arsovskës që mjetet e destinuara për rregullimin e bulevardit që e lidhë Shkupin me rrugën për Republikën e Kosovës në vlerë prej 8 miljon euro të ridestinohen për ndërmarrjen publike të qytetit të Shkupit – Paraqe dhe Gjelbrime!
Pra, Kryeministri propozon që të ndërpriten punimet për rrugën drejt Kosovës!
Për kaq pak ditë edhe po të duan nuk mund të bëjnë më shumë!
Tmerr!, shkroi mes tjerash Aziri.
Tags: ASHBDIElmi Azirikoridori 8MickoskiQeveria
Next Post
Mickoski: VMRO nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj Afrim Gashit

Mickoski: VMRO nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj Afrim Gashit

Ndihmoi në vrasjen, dorëzohet në polici edhe i dyshuari i dytë për vrasjen te QT “Mavrovasja”

Ndihmoi në vrasjen, dorëzohet në polici edhe i dyshuari i dytë për vrasjen te QT “Mavrovasja”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom