Në disa vendvotime në Gostivar, grupe aktivistësh nga një parti politike qëndruan para vendvotimeve dhe i udhëzonin votuesit të votojnë vetëm për zgjedhjet parlamentare, dhe të mos e marrin fletëvotimin për kandidatët presidencialë. Ky presion në këtë komunë u bëhet vetëm votuesve shqiptarë.
Në Manastir në lagjen Bair, në institucionin Dimitar Vllahov, kryetarja e vendvotimit nuk ka lejuar që një qytetare të votojë me pasaportë të vjetër, gjegjësisht, pasaportë pa referencën Maedonia e veriut, por me afat, pas konsultimit me Komisionin Komunal Zgjedhor, i është lejuar votimi.
Festime për fitore veçmë kanë filluar në më tepër vende nëpër gjithë shtetin, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje, të festojnë me dinjitet, dhe të mos nxisin armiqësi mes grupeve, si dhe të përmbahen nga përdorimi i fishekzjarreve, dhe armëve të zjarrit.
Në Kumanovë në shkolllën fillore “Tane Georgievski”, një personi me aftësi të kufizuar (person i verbër) nuk i është siguruar e drejta e votës për shkak se nuk ishte në Listën zgjedhore. Bordi zgjedhor ka bërë shënim dhe e drejtoi atë në Komisionin zgjedhor komunal për të raportuar.
Në Manastir, në shkollën “Kolë Kaninski”, vëzhguesit dhe anëtarët e Këshillit Zgjedhor nuk mbanin distinktivë identifikues. Në një bisedë në vetë vendvotimin, anëtarët e IAP-së kanë treguar se KSHZ-ja u ka dorëzuar vetëm 3 distinktivë dhe meqenëse janë 7, askush nuk mbante distinktiv.
Në Kërçovë, vendvotimet në shkollën “Sande Sterjoski”, anëtar i bordit zgjedhor kishte një shenjë partie në anën e pasme të telefonit.
Fshati Llërcë, dy votues kanë ardhur të votojnë bashkë, njëri e ka fotografuar tjetrin gjatë votimit, që është një nga parregullsitë, dhe është e ndaluar me ligj.