• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

CIVIL-i kërkon mbrojtjen e fëmijëve nga propaganda: Abuzimi politik duhet të ndalet menjëherë!

May 2, 2024
in AKSION, BALLINA, KUMTESA, LAJME, PROPAGANDË, TË DREJTAT E NJERIUT
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL-i  në vazhdimësi alarmon opinionin, institucionet, partitë politike dhe mediat për abuzimin e fëmijëve për qëllime politike, dhe kërkon nga institucionet që ti sanksionojnë të gjithë ata që në çfarëdo mënyre i përfshijnë fëmijët në politikë.

Ekipi monitorues i CIVIL –it konstaton numër të madh rastesh të abuzimit të fëmijëve dhe të miturve, si në kontekst zgedhor, ashtu edhe për përhapjen e urrejtjes etnike dhe fetare, por edhe për përhapjen e propagandës qëllimkeqe ruse.

Abuzimi politik me fëmijët është i ndaluar me ligj!

Në Nenin 12, paragrafi 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve thuhet:

“Abuzimi i fëmijëve për shkak të organizimit dhe veprimit politik apo fetar është i ndaluar”.

CIVIL-i kërkon nga partitë politike, prindërit, mediat dhe institucionet që t’i lirojnë fëmijët dhe të miturit nga ambiciet e tyre politike – me këtë ata shkelin ligjin dhe të gjitha normat etike.

Çdo fëmijë, pa përjashtim, ka të drejtën për një jetë dinjitoze dhe të gëzojë të gjitha të drejtat e renditura në Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve  dhe në  Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Fëmijët kanë të drejtën e një fëmijërie pa brenga, të lirë nga ngjarjet e përditshme politike dhe operacionet propagandistike.

Nuk duhet të lejohet fëmijët  të jenë viktima të politikës dhe të operacioneve të propagandës keqdashëse të huaja! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe jo në abuzimin e tyre.

Shteti dhe institucionet kanë për obligim t’u sigurojnë fëmijëve zhvillim fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, një mënyrë jetese të shëndetshme dhe normale në kushte lirie dhe dinjiteti.

Shteti, prindërit, partitë dhe mediat janë të obliguara ti mbrojnë fëmojët nga propaganda!

CIVIL –i kërkon nga institucionet të ndërmarrin sanksione vendimtare kundër të gjithëve që do të tentojnë fëmijët dhe të miturit ti vendosin në listën e tyre të aktiviteteve propagandistike. Kjo thjeshtë duhet të ndalohet, menjëherë!

CIVIL

Next Post
Zgjedhjet presidenciale: Orari i konferencave për shtyp të CIVIL-it

8 maj: Oraret e konferencave për shtyp të CIVIL-it dhe KSHZ

Raporti preliminar i CIVIL-it për zgjedhjet presidenciale: Ditë paqësore e zgjedhjeve, garë demokratike dhe e ndershme zgjedhore

ZGJEDHJE: Orari i konferencave për shtyp të CIVIL -Qendrës për Liri më 8 maj

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom