• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

CIVILi bën thirrje për armëpushim urgjent në Rripin Gaza, çbllokim të ndihmës humanitare dhe përgjegjësi për krimet e luftër kundër banorëve civilë të dy palëve

October 19, 2023
in AKSION, KUMTESA, TË DREJTAT E NJERIUT
CIVILi bën thirrje për armëpushim urgjent në Rripin Gaza, çbllokim të ndihmës humanitare dhe përgjegjësi për krimet e luftër kundër banorëve civilë të dy palëve
Share on FacebookShare on Twitter

Me sulmet e organizatës terroriste Hamas në Rripin Gaza, në botë është hapur një tjetër konflikt ushtarak që kërcënon paqen dhe rendin sekular. Bombardimi i spitalit dhe shkollës, në të cilat u vranë   më shumë se 500 civilë, duke përfshirë një numër të madh gra dhe fëmijë, është kundër Konventës së Gjenevës dhe përbën një krim lufte.

CIVILi bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe hapjen e plotë të të gjitha rrugëve për ndihmë  humanitare për popullatën e vuajtur në Rripin e Gazës.

CIVILi e dënon  ashpër sulmin terrorist të Hamasit në Izrael, ku 1300 njerëz u vranë brutalisht, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe u rrëmbyen  rreth 200 njerëz, përfshirë shtetas të huaj.

Hamas është përgjegjës për krimet e luftës dhe rrëmbimet, duke hedhur poshtë plotësisht çdo pretendim se po lufton për të drejta dhe drejtësi, por se është një organizatë brutale terroriste dhe asgjë më tepër.

Njëkohësisht, CIVILi  drejton dënimin dhe protestën më të fortë ndaj qeverisë izraelite, e cila është përgjegjëse për bombardimet dhe vrasjet pa dallim të civilëve, shkatërrimin e infrastrukturës kritike civile, eksodin e 1.1 milion njerëzve që urdhëroi nën kërcënimin me zjarr, si dhe bllokimin e plotë të furnizimit të dy milionë njerëzve me ushqime, karburante, energji elektrike, ujë dhe ilaçe.

Me këtë bëhet e qartë se Izraeli nuk po bën luftë vetëm kundër Hamasit, por kundër popullatës palestineze në tërësi. Është një politikë e papranueshme dhe meriton dënimin dhe protestën më të madhe.

CIVILi  bën thirrje për paqe dhe pajtim, mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare për mbrojtjen e popullatës në kushte lufte. Masakra duhet të ndalet dhe t’i japë rrugë dialogut.

CIVIL

Next Post
CIVILI dënon ashpër sulmin e Kanal 5 ndaj lirisë së shprehjes

CIVILI dënon ashpër sulmin e Kanal 5 ndaj lirisë së shprehjes

CIVILi për luftën në Gazë: Masakra duhet të ndalet dhe t’i japë rrugë dialogut!

CIVILi për luftën në Gazë: Masakra duhet të ndalet dhe t'i japë rrugë dialogut!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom