• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

CIVILI dënon ashpër sulmin e Kanal 5 ndaj lirisë së shprehjes

November 2, 2023
in KUMTESA, MEDIA, POLITIKË
CIVILI dënon ashpër sulmin e Kanal 5 ndaj lirisë së shprehjes
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri, si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe redaksia e CIVIL MEDIA, e dënojnë ashpër aktin e drejtorit të Kanalit 5, Ivan Mirçevski, i cili hyri në program, në emisionin “Vetëm e vërteta” dhe me shprehje të drejtpërdrejta  të ashpra e dëboi nga studio të ftuarin Ismet Ramadani, intelektual i shquar, ish-deputet dhe këshilltar aktual në qeveri dhe personi i parë në Këshillin Euroatlantik.

Mirçevski, me këtë akt tregoi  nënvlerësim të skajshëm ndaj lirive të mediave, dhe mungesë të plotë të kapacitetit profesional dhe moral. Me sjelljen e paqytetëruar dhe me dëbimin e të ftuarit nga studio, para syve të gjithë publikut, drejtori i televizionit ka cenuar drejtpërdrejt standardet etike dhe profesionale dhe lirinë e shprehjes.

Njëkohësisht, me veprimin e tij, drejtori i televizionit ka shkelur Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe ka shkelur rëndë të drejtën e njeriut për lirinë e fjalës, duke ia pamundësuar të ftuarit paraprakisht nga televizioni, të shprehë mendimin e tij.

Kjo është krejtësisht e papranueshme!

Përgjegjësi ka  edhe gazetari – drejtuesi i emisionit duke i mundësuar vullnetarisht dhe me miratim drejtorit të marrë situatën në dorë dhe ta përjashtojë të ftuarin nga emisioni i tij.

Kjo ngjarje fatkeqe është  rast që sërish t’u bëhet  thirrje gazetarëve, të mos i nënshtrohen presionit të atyre që veprojnë nga pozita e pushtetit dhe i shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut.

Për këtë  veprim, dhe praktika të ngjashme, duhet të mbahet përgjegjësi. Më e pakta që duhet të ndodhë tani, është që i ftuari Ramadani, por edhe i gjithë publiku, të pranojë  falje nga redaksia e emisionit dhe nga Kanal 5, ndërsa drejtori  të japë dorëheqje.

Rikujtojmë opinionin se ky akt i Mirçevskit do të ndikojë edhe në vlerësimet e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe liritë e mediave.

Institucionet, organet rregulluese  dhe vetërregulluese kanë detyrimin dhe mandatin që ta dënojnë në mënyrën më të ashpër këtë sjellje dhe ta sanksionojnë.

CIVILi  i bën thirrje publikut që me vendosmëri dhe ashpërsi të dënojë të gjithë ata që tentojnë të shkaktojnë polarizim dhe tensione ndëretnike.

 

 

Next Post
CIVILi për luftën në Gazë: Masakra duhet të ndalet dhe t’i japë rrugë dialogut!

CIVILi për luftën në Gazë: Masakra duhet të ndalet dhe t'i japë rrugë dialogut!

Profesorët universitarë Poposka dhe Pivovarov do të flasin në panelin e CIVIL-it për dezinformatat, propagandën dhe sulmet hibride në Maqedoninë e Veriut

Profesorët universitarë Poposka dhe Pivovarov do të flasin në panelin e CIVIL-it për dezinformatat, propagandën dhe sulmet hibride në Maqedoninë e Veriut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom