• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

CIVIL-i me dënim të krimit dhe përfitimit politik në rastin “Onkologjia”

September 5, 2023
in AKSION, KUMTESA, POLITIKË, Shoqëri
CIVIL-i me dënim të krimit dhe përfitimit politik në rastin “Onkologjia”
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri, si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, me kujdes dhe me shqetësim të skajshëm ndjek rastin “Onkologji” të hapur nga gazetarët investigues  në “Fokus” dhe “Slloboden Peçat”. Në këtë rast, ka indikacione të forta për krim dhe korrupsion, i cili rrezikon drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e pacientëve, të cilat janë të drejta themelore të njeriut.

Duke u bazuar në dëshmitë dhe faktet e zbuluara, CIVIL-i shpreh dënimin  përfundimtar për aktivitetet kriminale të drejtuara kundër shëndetit dhe jetës së njerëzve.

Pas zbardhjes, rasti “Onkologjia” shkaktoi reagime dhe dënime të furishme, si nga opinioni publik ashtu edhe nga kryesia politike e vendit. Në të njëjtën kohë, institucionet kompetente publikisht premtuan se do të kryejnë hetim të plotë të rastit dhe do t’i nxjerrin kriminelët para drejtësisë.

Duke pasur parasysh indikacionet se ky krim ka vazhduar prej kohësh, CIVIL –i  vlerëson se reagimi është i vonuar, por gjithsesi do të jetë i mirëseardhur një hetim transparent dhe i plotë dhe sanksionet më të rrepta ligjore ndaj autorëve.

CIVIL-i  thekson se në aktivitete kriminale të këtij lloji dhe përmasash nuk mund të përfshihen vetëm punonjësit e klinikës. Autorët dhe lehtësuesit e krimit duhet të kërkohen në strukturat drejtuese dhe në sektorë të tjerë që mundësonin, asistonin ose kryenin veprimtaritë kriminale.

Meritojnë të dënohen edhe partitë politike, grupet dhe individët që panë në këtë rast një mundësi për përfitim politik duke përhapur gjuhë urrejtjeje, dezinformata dhe mesazhe nacionaliste e antiperëndimore. Ato procedura janë shpërdorim i plotë i revoltës së justifikuar të qytetarëve, për qëllime që nuk kanë të bëjnë me kujdesin për të drejtat, shëndetin dhe jetën e njerëzve.

CIVILi i përcjell  me neveri veprimet e përfituesve politikë dhe u bën thirrje qytetarëve që me vendosmëri dhe të dënojnë përpjekjen e pandershme për të keqpërdorur fatkeqësinë e njerëzve për qëllime politike.

 

Next Post
Saraçini: Marrëdhëniet e mira mes komuniteteve janë jetike për sigurinë e vendit

“Haraçinasi” dhe tentimi për vrasje në Q.T “Biser” – përveç dhunuesit, kush meriton dënim publik?

CIVILi në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: Paqja botërore do të ketë shans kur Rusia do të largohet plotësisht dhe të përgjigjet  për luftën gjenocide kundër Ukrainës

CIVILi në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: Paqja botërore do të ketë shans kur Rusia do të largohet plotësisht dhe të përgjigjet për luftën gjenocide kundër Ukrainës

  • Ballina
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom