CIVIL – Qendra për Liri me mbështetjen e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Dr. Arben Taravari, organizon ngjarje publike “Dialogje qytetarë për marrëdhëniet mes komuniteteve: Sfidat dhe zgjidhjet” në hapësirat e Komunës sot më 29 maj, me fillim nga ora 13:00.
Në këtë takim qytetar janë të ftuar përfaqësues të shoqatave qytetare, mediave, institucioneve vendore, sektorit të biznesit, bashkësive fetare, partive politike dhe forumeve rinore, dhe qytetarë të interesuar.
Moderatore e ngjarjes do të jetë Diana Tahiri nga CIVIL-i, ndërsa në fillim do të flasin kryetari i komunës, Dr. Arben Taravari dhe kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla.
Pas prezantimeve hyrëse do të ketë një diskutim të hapur me prezantime të shkurta deri në pesë minuta. Pjesëmarrësit janë të ftuar të flasin si për sfidat ashtu edhe për zgjidhjet që ata propozojnë.
Në fund të diskutimit do të hartohen projekt-konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat më pas do të përpunohen në komunikim me autoritetet vendore dhe do t’u drejtohen institucioneve dhe organizatave përkatëse.
Puna e këtij tubimi është publike dhe pritej kontribute nga të gjithë aktorët dhe vendimmarrësit.