CIVILi filloi projektin “Bashkë për ardhmëri më të mirë” me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, për promovimin e multikulturalizmit dhe vlerat evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projekti parashikon aktivitete të ndryshme për të inkurajuar ndryshime pozitive në shoqëri dhe për të fuqizuar komunitetet që të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë.
Ky projekt bazohet në arritjet e projekteve të mëparshme dhe përfshin promovimin e respektit për diversitetin kulturor, etnik dhe fetar, si dhe mosdiskriminimin në Maqedoninë e Veriut, me përqëndrim të veçantë te të rinjtë dhe mbështetjen e strategjive të qeverisë për multikulturalizëm, barazi, dhe mosdiskriminim.
Në muajt në vijim, CIVILi do të zhvillojë një agjendë dinamike aktivitetesh në të gjithë vendin dhe do të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e pushtetit qendror dhe vendor, OSHC-të, mediat, institucionet arsimore dhe vendimmarrësit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe politike në vendi, duke përfshirë partitë politike, komunitetet fetare, grupet joformale qytetare dhe politike dhe komunitetin e biznesit. Mbi të gjitha, CIVIL i do të mbështetet në përkrahjen e qytetarëve në të gjithë vendin.
Ndër shumë aktivitete të tjera, CIVILi do të organizojë konkurse artistike për nxënësit e shkollave fillore dhe një sërë ngjarjesh lokale për publikun e gjerë.
Nëpërmjet platformave mediatike, CIVILi do të kontribuojë në kuptimin dhe dekonstruksionin e narativave nacionaliste dhe do të propozojë mënyra për tejkalimin e ndarjeve dhe për të përqafuar multikulturalizmin dhe vlerat evropiane në shoqëri.
“Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Ne do të vazhdojmë të dërgojmë mesazhe të forta kundër nacionalizmit, kundër ndarjeve dhe urrejtjes. Shoqëria e Maqedonisë së Veriut është multikulturore, multikonfesionale dhe multietnike. Ky fakt i realitetit është një bukuri dhe një potencial i madh. Diversiteti përfaqëson një potencial të madh për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë individëve dhe komuniteteve në një shoqëri që jeton në harmoni me vetveten. Diversiteti nxit kreativitetin dhe rrit mundësitë për sukses në të gjitha sferat e shoqërisë, duke përfshirë ekonominë, mirëqenien sociale, kulturën, arsimin dhe shumë aspekte të tjera. Dhe… Kjo është Evropa” – thuhet në deklaratën e organizatës për fillimin e projektit
CIVILi synon të rrisë ndërgjegjësimin për përfitimet e shoqërisë multikulturore, mosdiskriminimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në përputhje me vlerat evropiane. Projekti do të kontribuojë drejt përmirësimeve në fushën e marrëdhënieve ndërkomunitare në vend dhe kundër kulturës së ndarjes dhe urrejtjes.
“Shoqëria jonë duhet të kundërshtojë tendencat radikale nacionaliste dhe duhet të mbetet një shembull kryesor i multikulturalizmit në rajon dhe më gjerë. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku, për ardhmëri më të mirë, për paqe dhe prosperitet. Kulturat, traditat dhe gjuhët tona të ndryshme na pasurojnë”, tha kryetari i organizatës, Xhabir Deralla.
Organizata mbetet e hapur dhe mirëpret të gjitha kontributet, pyetjet dhe komentet në kontekst të projektit.