• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Shoqëri

Bekteshi: Sigurisht se do të ketë ulje të çmimit të rrymës për konsumatorët e vegjël

December 21, 2022
in Shoqëri, LAJME
Mundësitë investuese të Maqedonisë prezantohen në EBE
Share on FacebookShare on Twitter

“Do të bëjmë gjithçka që kemi në kompetencë që të mos ketë rritje drastike të rrymës për amvisëritë, ndërsa do të ketë ulje për konsumatorët e vegjël, për kompanitë mikro dhe të vogla”, theksoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Do të ketë ulje të çmimit për konsumatorët e vegjël sepse çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror tashmë po stabilizohen në bursat botërore. Kjo mundëson që ne të ndërhyjmë që kompanitë tona mikro dhe të vogla të jenë më konkurruese jo vetëm në tregun tonë, por edhe në rajon e më gjerë”, tha Bekteshi në përgjigje të një pyetjeje para fillimit të shënimit  të jubileut “90 vite Oda zejtare e Shkupit”.

Ai theksoi se është e sigurtë se do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar.

“Tashmë janë sigurar mjete për këtë, ndërsa dje kaloi edhe plani aksional me mbështetje të Bashkimit Evropian. Presim që nga mesi i muajit janar t’I marrim edhe mjetet nga BE me të cilat do të mund drejtpërdrejt t’i ndihmojmë kompanite mikro dhe të vogla. Në pjesën e amvisërive, qytetarët që shpenzojnë më pak do të paguajnë më pak, ndërsa ata që shpenzojnë pa nevojë dhe kanë hapësirë ​​për të shpenzuar, do të paguajnë më shumë dhe ashtu do të jenë edhe çmimet”, saktësoi Bekteshi.

Marrja e vendimit përfundimtar për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar pas 1 janarit, siç tha ai, është punë e Komisionit Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRE), i cili tashmë është duke i bërë llogaritjet.

“Nuk dëshiroj të them se nuk i di të dhënat, por nuk do të doja të dal me të dhënat përfundimtare para KRE-së. Sigurisht që i dimë unë dhe kryeministri dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë”, sqaroi Bekteshi.

 

Tags: energji elektrikeKreshnik Bekteshi
Next Post
Rëndësia e organizatave ndërkombëtare (NATO dhe BE) në kohërat e krizës dhe kërcënimeve globale

Rëndësia e organizatave ndërkombëtare (NATO dhe BE) në kohërat e krizës dhe kërcënimeve globale

Anketë: Tregtarët konfirmojnë se ka rënie të butë të çmimeve të produkteve

Anketë: Tregtarët konfirmojnë se ka rënie të butë të çmimeve të produkteve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom