• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home KUMTESA

Agjendë dinamike e seminarit ndërkombëtar të CIVILit për luftimin e dezinformimit

December 1, 2022
in DEZINFORMATA, KUMTESA, MEDIA
Agjendë dinamike e seminarit ndërkombëtar të CIVILit për luftimin e dezinformimit
Share on FacebookShare on Twitter

Seminari “Gazetaria rezistente në luftën kundër dezinformatave dhe propagandës” fillon të hënën, më 5 dhjetor, në orën 09:30, në Hotel City Park. CIVIL, në partneritet me Youth4Media (Y4M) nga Gjermania përgatitën një program vërtet të pasur dhe dinamik në seminar, i cili është pjesë e edicionit të parë të Javës Ndërkombëtare të Gazetarisë kundër Dezinformimit dhe Propagandës.

Për pjesëmarrësit e seminarit hapen mundësi bashkëpunimi me CIVILin dhe organizatat dhe partnere, si dhe mundësi për pjesëmarrje në shkëmbime ndërkombëtare dhe trajnime praktike në Gjermani dhe vende tjera evropiane.

Dr. Wolfgang Ressmann, kreu i projektit ndërkombëtar Media Dialog dhe Lena Kronenburger, redaktore e revistës fortytwomagazine nga Gjermania, Kateryna Sokolova nga Instituti i Gazetarisë në Kijiv, Ukrainë, Mkrtich Tonoyan, artist multimedial nga Armenia, Dr. Sasho Ordanoski dhe Xhabir Deralla nga Maqedonia e Veriut  janë pjesë e programit që në fillim të seminarit njëjavor.

Numri i pjesëmarrësve në këtë seminar është i kufizuar. Regjistrimet për pjesëmarrje në seminar kanë filluar më 24 nëntor dhe zgjasin deri më 3 dhjetor, ora 17.00. Gjuha e punës e seminarit është angleze. Organizatorët nuk i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Shkup.

Nga puna praktike e seminarit do të prodhohen më shumë tekste dhe video me temë  dezinformimi dhe propaganda, të cilat do të jenë në dispozicion për publikim për të gjitha redaksitë që do të dërgojnë anëtarët e tyre si pjesëmarrës në seminar.

Seminari zgjat nga data 5 deri më 10 dhjetor. Më 9 dhjetor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, CIVILi dhe Y4M do të organizojnë ngjarje publike me moton “Dezinformimi dhe propaganda cenojnë të drejtat e njeriut. Rezistoni!”.

Të interesuarit duhet të plotësojnë Aplikacionin për Pjesëmarrje (LINK).

 

APLIKACION PËR PJESËMARRJE

 

Tags: civildezinformatamediaseminar
Next Post
Gazetarët dhe shoqëria civile: Aleatë në luftën kundër propagandës

Gazetarët dhe shoqëria civile: Aleatë në luftën kundër propagandës

Arti i rrugës: Thjesht art apo shpërndarje e qëllimshme masive e mesazhit

Arti i rrugës: Thjesht art apo shpërndarje e qëllimshme masive e mesazhit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom