• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Shkupi kujton – 59 vjet nga tërmeti katastrofik

July 26, 2022
in LAJME, Shoqëri
Shkupi kujton – 59 vjet nga tërmeti katastrofik
Share on FacebookShare on Twitter

Shkupi sot me shumë aktivitete dhe manifestime do të shënojë 59 vjet nga tërmeti katastrofik nël vitin 1963, kur u zgjua nën rrënoja nën të cilat 1.070 persona e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan, transmeton MIA. Tradicionalisht, para Monumentit të viktimave nga tërmeti katastrofik në Varrezat e qytetit në Butel, delegacione zyrtare, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë do të vendosin lule. Tërmeti katastrofik në Shkup ka ndodhur më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5:17 minuta, ndërsa lëkundje të vogla ka pasur deri në orën 5:43 minuta. U rrënuan 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000.

Mbi 200.000 njerëz mbetën pa kulm mbi kokë. Nga tragjedia e Shkupit gjithë bota u shqetësua dhe u angazhua. Kryqi i kuq ndërkombëtar apeloi tek të gjitha organizatat kombëtare që të organizojnë ushqime për fëmijët e Shkupit. Unioni ndërparlamentar rekomandoi tek të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan të mbledhin ndihma për Shkupin. Kështu Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar.

Kombet e Bashkuara menjëherë pas tërmetit morën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar. Në kohën kur ekipe profesioniste nga KB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor. Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan nga Asambleja e përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditëve, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për t’i dhënë ndihmë Shkupit. Më 14 tetor, pas diskutimit dyorësh, Kuvendi i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi Rezolutë për t’i dhënë ndihmë qeverisë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit.

Në Rezolutë shprehet keqardhje me rastin e katastrofës së madhe. Në debatin për dhënien e ndihmës për Shkupin, Asambleja e përgjithshme i dëgjoi parashtresat e mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Ajo ditë mbeti në analet e Kombeve të Bashkuara si “Dita e Shkupit”. Historikisht, qyteti i Shkupit disa herë është rrëzuar dhe prej fillimit ka lindur. Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Ky qytet, në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 fortesa të qytetit. Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë. Tërmeti katastrofal plotësisht e ka shkatërruar Skupin.

Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë. Nga kodrat për rreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj. Shkupi më pas është ndërtuar në vendin e sotëm. Edhe qyteti i ri nuk është kursyer nga paraqitjet sizmike. Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ka qenë 10 ballë, pas çka qyteti për herë të dytë është shkatërruar. Shkatërrimi i tretë dhe i fundit i Shkupit ndodhi para 51 viteve, më 26 korrik të vitit 1963, kur Shkupi ishte i goditur nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

Next Post
(VIDEO) Raporti i Iniciativës globale për luftën kundër krimit të organizuar transnacional nxjerr në pah dobësitë në sigurinë e porteve të Ballkanit

(VIDEO) Raporti i Iniciativës globale për luftën kundër krimit të organizuar transnacional nxjerr në pah dobësitë në sigurinë e porteve të Ballkanit

Kovaçevski-Besimi: Vijojnë reformat më të mëdha sistematike në financat publike në dy dekadat e fundit

Kovaçevski-Besimi: Vijojnë reformat më të mëdha sistematike në financat publike në dy dekadat e fundit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom