• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Kovaçevski: Në këtë ditë madhështore përfshihet mundi dhe puna e të gjithë qytetarëve dhe palëve të përfshira nga pavarësia e deri më tani

July 19, 2022
in INTEGRIME, LAJME
Kovaçevski: Në këtë ditë madhështore përfshihet mundi dhe puna e të gjithë qytetarëve dhe palëve të përfshira nga pavarësia e deri më tani
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, para fillimit të Konferencës së parë ndërqeveritare në Këshillin e Bashkimit Evropian, deklaroi se në këtë ditë madhështore për Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshihet puna e një numri të madh liderësh në vend, por edhe mundi dhe puna e të gjithë qytetarëve, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë.

“Pas 17 vitesh pritje, pas 17 vitesh marrje të vendimeve të vështira, të rëndësishme, patriotike, Republika e Maqedonisë së Veriut sot fillon bisedimet për anëtarësim të plotë në BE. Në këtë ditë madhështore përfshihet puna, mundi i të gjithë qytetarëve të shtetit, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër. Është përfshirë mundi dhe puna e një numri të madh të liderëve të shtetit që nga pavarësia e tij, që nga Presidenti i parë Kiro Gligorov, Kryeministri Klusev, përmes Presidentit Boris Trajkovski, Cërvenkovski dhe kryeministra të tjerë, ministra të shtetit. Të gjithë të punësuarit në institucionet që kanë punuar në përgatitjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve.

Ky është edhe rezultati i vendimit të madh që qytetarët kanë marrë përmes deputetëve të tyre në Kuvend në ditët e kaluara, ku e kemi thënë shumë qartë se jemi një vend që është Evropë dhe që i përket qytetërisht, historikisht dhe në çdo mënyrë tjetër BE-së. E nisëm këtë ditë të madhe me një konferencë të përbashkët për shtyp dhe një takim me Kryetaren e BE-së, me Kryeministrin e Shqipërisë, qytetarëve të të cilit dua t’i uroj gjithashtu për fillimin e bisedimeve me BE-në, si dhe me Kryeministrin çek, i cili kryeson BE-në. Dua të falënderoj Presidentin francez Makron, kancelarin gjerman Sholc dhe të gjithë presidentët dhe kryeministrat e tjerë të 27 vendeve anëtare të BE-së, për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut po fillon sot bisedimet me BE-në”, deklaroi Kovaçevski.

Next Post
Bunjaku: Dënojmë ashpër fyerjet, bëjmë thirrje për tifo dinjitoze dhe pa gjuhë të urrejtjes

Bunjaku: Dënojmë ashpër fyerjet, bëjmë thirrje për tifo dinjitoze dhe pa gjuhë të urrejtjes

Mbahet koncert i Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor në Shkup

Mbahet koncert i Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom