Ashtu siç Maqedonia e Veriut, ashtu si ju, do të vazhdoni të ngjiteni kodrës drejtë të së ardhmes më të sigurt eurointegruese, dhe ju do të duhet të përballeni me sfida të vështira. Dilemat që ata krijojnë janë unike për vendin tuaj dhe rrugëtimin tuaj, por ju nuk jeni vetëm në ballafaqimin me to, njofton MIA.
SHBA-ja është me ju në atë ngjitje, porositi sonte ambasadorja amerikane në vend, Kejt Mari Bërnz në ceremoninë në Ambasadën amerikane me rastin e 246 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në prani të përfaqësuesve të lartë të shtetit, partive politike, sektorit civil, mediave, Bërnz deklaroi se duke qenë se dy vendet do të përballen me sfida të reja, do t’i përballojmë së bashku, si aleatë, partnerë dhe miq. Në fjalimin e saj, ambasadorja rikujtoi se para tre viteve, siç tha ajo, për herë të parë është ngjitur në këtë kodër deri te Ambasada në Shkup dhe është frymëzuar nga pamja dhe potenciali që e rrethon.
“Isha i vetëdijshëm se do të kishte sfida. Dija për disa prej tyre dhe prisja që ato, si nevoja për të vazhduar luftën kundër korrupsionit, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar institucionet demokratike. Disa ishin të reja, si pandemia vdekjeprurëse mbarëbotërore, zjarret shkatërruese dhe tani lufta brutale dhe e pajustifikuar që shpërthen në Evropë. Por, pavarësisht nga sfidat përpara, kam qenë e bindur se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut janë mjaft të forta dhe dinamike dhe se së bashku do të mund t’i përballojmë dhe do të dalim më të vendosur në partneritetin tonë”, theksoi ambasadorja. Ajo thekson se Maqedonia e Veriut në tre vitet e fundit ka përparuar nga një vend që aspironte të bëhet anëtare e NATO-s, në një aleat të besueshëm, të barabartë dhe të aftë.
Ajo përkujtoi se në muajin maj vendi ishte nikoqir i stërvitjes “Reagim i shpejtë”, e cila ishte stërvitja më e madhe ushtarake e mbajtur ndonjëherë në poligonin “Krivollak”. “Armata e Maqedonisë së Veriut ka modernizuar dhe përmirësuar gatishmërinë dhe aftësitë e saj të reagimit, ndërsa agresioni barbar i Rusisë kundër Ukrainës, njerëzve që ata pretendojnë se janë vëllezër dhe të afërm të tyre dhe me të cilët kishin aq shumë të përbashkëta, nuk mund të ilustronte më qartë pse sot NATO është më e rëndësishme se kurrë”, theksoi Bërnz.
Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdimisht tregon përkushtimin e saj për partneritet strategjik dhe mbështetje për parimet demokratike, të njëjtat ideale që, siç tha ambasadorja, Rusia po përpiqet t’ua mohojë qytetarëve të Ukrainës. “Pavarësisht nëse qëndron në mbështetje të sanksioneve kundër Rusisë ose ndihmon njerëzit e evakuuar nga Afganistani ose merr pjesë aktive në Samitin e Demokracisë të presidentit Bajden, Maqedonia e Veriut është mik i besueshëm të cilit i besojmë. Ne bashkëpunojmë së bashku për të mbrojtur mjedisin, kulturën dhe mundësitë ekonomike që e bëjnë Maqedoninë e Veriut pjesë jetike të rajonit”, tha Bërnz.
Në fjalimin e saj, ambasadorja prezantoi hollësi për sferat e ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, duke theksuar se me zgjerimin e rolit udhëheqës të Maqedonisë së Veriut në Ballkanin Perëndimor, rritet edhe mundësia për rritje ekonomike dhe zhvillim të ri. Bërnz theksoi se që nga viti 2019, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar afro 60 milionë dollarë në industri, infrastrukturë dhe inovacion, duke krijuar mijëra vende pune. Duke theksuar bashkëpunimin e thelluar dypalësh mes dy vendeve, Bërnz theksoi se Uashingtoni dhe Shkupi kanë pasur më shumë mundësi për të festuar përvjetorë dhe arritje në tre vitet e fundit.
“Tridhjetë vjet partneritet me USAID-in dhe 25 vjet aktivitet të Korpusit të Paqes në vend. Bashkëpunimi i gjatë me Gardën Kombëtare të Vermontit. Dhe sigurisht, 30 vjet nga pavarësia juaj”, theksoi Bërnz. Ambasadorja porositi se demokracia paraqet ngjitje përpjetë.