Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev do të jap mandatin për krijimin e Qeverisë së re partisë më të madhe politike në Parlament, partisë “Ndryshimet vazhdojnë”, njofton MIA.
Siç lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Sofja, mbështetja e Qeverisë së re, ka marrë mandatin e parë, mbetët gjithnjë më e komplikuar pas tërheqjes së Partisë Socialiste të Bullgarisë nga masa negociuese, për shkak të dëbimit të 70 diplomatëve rus nga Bullgaria.
Kushtin që e paraqiti kryetarja e socialistëve bullgar Kornelija Ninova është që Qeveria e propozuar të menaxhojë me shtetin të mos udhëhiqet nga ish-kryeministri Krilli Petkov.
Kushti i njëjtë është edhe për partinë “Ka popull të tillë” të Sllavi Trifonov. Në orën 17 sipas kohës lokale do të mësohet nëse partia “Ndryshimet vazhdojnë” do të ndryshon përbërjen e Qeverisë, si dhe kush do ta udhëheq, sepse sipas Kushtetutës të Bullgarisë, kandidati për kryeministër duhet ta marr mandatin nga presidenti i Bullgarisë.