The Ballkan Forum organizon online ngjarje me prezantim që përqëndrohet në procesin e Berlinit. Ngjarja do të transmetohet në platformën mediatike të CIVILit sot, 9 qershor, në ora 14.
Studimi nën titullin „ Angazhimi i Evropes me Ballkanin Perëndimor në kuader të Procesit të Berlinit: Analizimi i Progresit në 2020-2021“organizohet nga The Ballkan Forum dhe i përfshin Samitet e mbajtura në Sofje dhe në Berlin në vitin 2020 dhe 2021. Vetë hulumtimi paraqet propozim plotësues për analiza shumëtematike në nivel rajonal.
Sipas rendit të ditës së ngjarjes, fjalime do të mbajë Astrit Istrefi, Drejtor Ekzekutiv i Forumit Ballkanik / The Balkan Forum. Fjalim hyrës do të mbajë Shkëlqesia e Saj,. Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore e Republikës së Kosovës në Strasburg, Francë; ish ambasadore në BE, Belgjikë, Luksemburg dhe NATO dhe Ish ambasadore në Slloveni.
Fjalimi i dytë do të mbahet nga Z. Frank Morawietz, Koordinator Special për Aktivitetet e Zyrës Rinore Franceze-Gjermane (DFJW/OFAJ) në Evropën Jug-Lindore- Drejtor Menaxhues në organizaten Cross Border Factory.
Prezantimi i Platformës së Shoqërisë Civile do të mbahet nga Z. Jules Striffler, Zyrtar për hulumtime në The Balkan Forum , si dhe Prezantimi i Hulumtimit: metodologjisë, gjetjeve dhe rekomandimeve nga Z. Arsild Tepelija dhe Z. Daniel Prironi – Studiues/Hulumtues.
Ngjarja përfshin edhe sesionin për pyetje nga publiku, dhe përgjigje.
Gjuha e punës në ngjarje do të jetë gjuha angleze.
Mbështetje mediatike për ngjarjen ka siguruar platforma mediatike dhe profilet në mediat sociale të CIVILit, në gjuhë maqedonase, shqipe dhe angleze.
Vegëza për FB ngjaren | www.civilmedia.mk (maqedonase) | www.drejt.mk (shqipe) | www.civil.today (аngleze) | YouTube: https://www.youtube.com/c/CivilMacedonia | Twitter: https://twitter.com/CivilMacedonia | Facebook: https://www.facebook.com/civil.mk